By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeparlamentari Gashi kërcënohet me jetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryeparlamentari Gashi kërcënohet me jetë
Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi kërcënohet me jetë

admin
Last updated: 18/02/2025 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një mesazh kërcënues në adresën zyrtare të emailit, ku thuhet se “do të ketë varje dhe therje të gjithçkaje bullgare, fashiste” dhe se do të hyjnë në Kuvend dhe do të vrasin të gjithë ata që mbështesin bullgarët, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese.

Ky email është dërguar pas intervistës së kryeparlamentarit për emisionin “360 gradë”.

“Ndryshime kushtetuese kurrë, kurrë, kurrë! Do të ketë varje, therje dhe vrasje të gjithçkaje bullgare, fashiste. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në litar, që të shërohen nga sëmundja që kanë. Vetëm provojeni dhe ne do të hyjmë në Kuvend dhe do t’ju vrasim, ju qen të ndyrë që jeni për bullgarët. Vetëm vdekje!” – thuhet në emailin e dërguar në adresën zyrtare të Afrim Gashit.

Gashi: Duhet kohë për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur çështjen

Në intervistën e tij të mbrëmshme, Gashi tha se pas zgjedhjes së një qeverie të re në Bullgari, mund të fillojë një proces për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por nuk mund të pritet një sukses i menjëhershëm në bisedime.

“Duke e parë këtë çështje nga prizmi i interesit të përbashkët të të dyja vendeve dhe kombeve, maqedonas dhe bullgarë, në kuptimin e sigurisë rajonale, mendoj se është në interes të përbashkët të fillojmë një proces për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Konkretisht, që të hiqet vetoja bullgare për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Mendoj se Bullgaria nuk humb asgjë, përkundrazi, jam i bindur se ata fitojnë. Por duhet pak kohë që të ulen tensionet dhe të bisedohet me argumente. Duhet ta kuptojnë edhe kontekstin tonë. Dhe besoj se nëse SHBA dhe Brukseli ndihmojnë pak, jam i sigurt se na duhet vetëm edhe një shtysë e vogël për ta zgjidhur këtë nyje”, – tha Gashi./Fokus

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veliaj reagon sërish: Jam i burgosur, por jo i pandehur
Next Article MPB me qendër të re multimediale trajnimi për polici më efikase dhe më profesionale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?