By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryqi i Kuq ka marrë nga Ambasada e SHBA-së një automjet operativ mobil
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryqi i Kuq ka marrë nga Ambasada e SHBA-së një automjet operativ mobil
Maqedoni

Kryqi i Kuq ka marrë nga Ambasada e SHBA-së një automjet operativ mobil

admin
Last updated: 19/02/2025 15:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot si donacion nga Ambasada e SHBA-së në vend ka marrë një automjet mobil operativ.

Siç informuan nga Kryqi i Kuq në ngjarje, automjeti operativ mobil paraqet qendër operative mobile komunikuese dhe do të mundësojë përballje dhe vendime të shpejta dhe efikase për veprim në gjendje krize, ndërlidhje me të gjitha institutucionet e përfshira në sistemin për menaxhment të krizës, si dhe me ekipet mobile në terren. Automjeti është i pajisur me pajisje më të sofistikuar për komunikim me të gjitha institucionet, në brendësi të së cilës ka tetra radio stacione, dron me kamerë termike, internet satelitor, furnizim me rrymë. Automjeti mund të përdoret në zjarre për kërkim të personave të humbur.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Sait, theksoi se ky mjet paraqet përmbajtje shtesë për ta, duke rritur aftësitë e tyre operacionale në përballjen me fatkeqësitë dhe një mundësi për të përmirësuar kapacitetet partnere të organizatës për bashkëpunim me institucionet e sistemit. Ai thekson se si përfitim përfundimtar, mjeti do të përmirësojë sistemin e shtetit në përballimin e krizave dhe fatkeqësive.

“Na lejon të marrim vendime më të shpejta në terren, komunikim dhe koordinim më të shpejtë me qendrat operacionale në vend, dhe sigurisht një mundësi që na jep e gjithë kjo pajisje është mundësi shtesë që krijon për bashkëpunim me platformat rajonale, dhe veçanërisht do të veçoja platformën Iks-tok, e cila u krijua dy vjet më parë dhe i referohet bashkëpunimit që kompanitë kombëtare nga rajoni kanë shtuar në fushën e softuerit të shpejtë dhe të përditshëm në fushën e komunikimit”, ka thënë Saiti.

Ambasadorja e SHBA-së në RMV, Anxhela Ageler theksoi se është shumë e kënaqur që pikërisht ky automjet mobil operativ do t’i ndihmojë Qendrës për Menaxhim me Kriza, që është kyçe për përgjigje të krizave.

“Të gjithë e dini shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo dhe sa e rëndësishme është të përgatitemi për kriza. Përgatitja është një pjesë urgjente dhe kritike e menaxhimit të krizave dhe ne jemi të bindur se mjeti operativ i lëvizshëm do të kontribuojë në këtë. Ju e mbani mend nga vera e kaluar, me zjarret, sa e rëndësishme është të jeni të përgatitur dhe prandaj jemi të kënaqur dhe të nderuar që jemi pjesë e përpjekjeve tuaja për menaxhimin e krizave. Sot është një ditë e bukur, ne mezi presim ta shohim automjetin në veprim, fjalë për fjalë do të shpëtojë jetë”, tha Ageler.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov theksoi se ky donacion do ta përforcojë sistemin e përgjithshëm maqedonas për menaxhim me kriza, sepse, siç tha do të jenë ndihmë e madhe për gjithë sistemin.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfaqësuesit e një kompanie gjermane të pastrimit të ajrit në vend po shqyrtojnë mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme
Next Article Mori vlerësime të ulëta për filmat e fundit – Jennifer Lopez po kalon në një gjendje të rënduar emocionale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?