By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vengu përkujton dëshmorin Feti Vogli: Nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për atdheun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vengu përkujton dëshmorin Feti Vogli: Nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për atdheun
Shqipëri

Vengu përkujton dëshmorin Feti Vogli: Nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për atdheun

admin
Last updated: 20/02/2025 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përkujtoi sot Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Voglin, i cili 13 vite më parë mbeti i vrarë gjatë misionit në Kandahar.

“Lavdi Heroit Kombëtar, Kapiten Feti Vogli në 13-vjetorin e rënies në krye të detyrës, nderojmë sakrificën dhe heroizmin e njeriut që dha jetën për Atdheun”, shkroi ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Më 20 shkurt të vitit 2012 kapiten Feti Vogli ra heroikisht gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”, në Kandahar të Afganistanit.

Kapiten Feti Vogli, lindi në fshatin Baldushk të Tiranës. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi. Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 u bë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë Komandant Grupi.

Nga data 1 qershor 2010 kreu detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për Shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga data 16 janar 2012 u dërgua me mision luftarak EAGLE 4 në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

 

 

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS
Next Article Java Kundër Diskriminimit, Komisioneri Gajda takime informuese në Maliq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?