By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve
Sport

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

admin
Last updated: 21/02/2025 10:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

PSV dhe komuna e Eindhovenit kanë paraqitur një kërkesë zyrtare në UEFA përpara shortit të sotëm (e premte) në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Peter Bosz rezervoi vendin e tyre në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma me një fitore të paharrueshme 3-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e dytë të fazës ‘play-off’.

Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, PSV arriti të barazojë lojën në total pas 90 minutash përpara se mbrojtësi Ryan Flamingo të shënonte golin e një fitore dramatike në minutën e 98-të për t’u avancuar tutje.

Skuadra holandeze do të përballet me Arsenalin ose Interin në fazën tjetër, ndërsa shorti do të hidhet nga ora 12:00 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Përpara shortit, doli se PSV dhe komuna e Eindhoven kanë paraqitur një kërkesë të pazakonshme në UEFA për të luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi të mërkurën më 5 mars dhe jo të martën më 4 mars.

Sipas mediumit holandez De Telegraaf, PSV e ka bërë kërkesën sepse e marta është dita e fundit e karnavalit.

Për pesë ditë midis 28 shkurtit dhe 4 marsit, qendra e Eindhoven, e cila quhet Lampegat gjatë karnavaleve, shndërrohet në një vend gjigant festivali që kërkon prani të shtuar të policisë.

Në fakt, vendosja e policisë është arsyeja kryesore e kërkesës në UEFA, sipas raportit të mësipërm.

Kjo nuk është hera e parë që PSV ka paraqitur një kërkesë shkaku i karnavalit në UEFA, por në vitin 2007, Federata Evropiane e Futbollit e refuzoi apelin dhe Eindhoven u detyrua të luante kundër Arsenalit të martën në mbrëmje.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në
Next Article VLEN i vendosi vetes detyrim që domosdo duhet ta largojnë 20% nga Kushtetuta!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?