By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angellova: Transformimi digjital dhe cilësia në UCM janë prioritetet tona kryesore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Angellova: Transformimi digjital dhe cilësia në UCM janë prioritetet tona kryesore
Maqedoni

Angellova: Transformimi digjital dhe cilësia në UCM janë prioritetet tona kryesore

admin
Last updated: 03/03/2025 13:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” këtë muaj fillon një transformim të plotë digjital. Së pari do të digjitalizojë të gjitha shërbimet e studentëve dhe plani është që shërbimet bazë të përfundojnë plotësisht deri në fillim të vitit akademik 2025/2026 dhe procesi të përfundojë me futjen e një indeksi elektronik.

“Ky është një proces që do të zgjasë. Supozimi im është se brenda një viti apo një viti e gjysmë ky proces mund të përfundojë, por UCM po hyn në këtë proces dhe ky është prioriteti ynë”, deklaroi rektorja e Universitetit të Shkupit, Biljana Angellova.

Siç tha, prioriteti i dytë me të cilin po punojnë është cilësia e Universitetit – cilësia e mësimdhënies dhe hulumtimeve.

“Të dy proceset janë të rëndësishme. I gjithë fokusi në periudhën e ardhshme do të jetë në këto dy gjëra. Presim që digjitalizimi dhe menaxhimi i përmirësuar i cilësisë do të përmirësojnë edhe rangimin e vetë universitetit”, tha Angellova para hapjes së konferencës shkencore “Sfidat e reja në arsimin e lartë dhe lëvizja Sindikale”, e cila u organizua sot nga Unioni i sindikatave të UCM me rastin e pesë viteve nga themelimi i saj.

Sa i përket numrit të madh të programeve të studimit në fakultetet e UCM-së, rektorja theksoi se reduktimi i tyre ka të bëjë me procesin e akreditimit dhe do të varet nga dispozitat në ligjin e ri për arsimin e lartë. Pret që të rikthehet modulariteti i programeve të studimit, gjë që, tha, “në vetvete nënkupton se do të kemi një numër më të vogël të programeve të studimit”.

“Ajo që tani është e shpërndarë në programe të veçanta studimi do të kompresohet në module brenda programeve të studimit. Është gjithashtu një proces që varet jo vetëm nga Universiteti, por edhe nga vetë ligji, pra se çfarë saktësisht do të parashikohet në ligjin e ri. Ne jemi ende duke punuar sipas zgjidhjes së vjetër ligjore nga viti 2018. Pikërisht kjo parashikon edhe ndarjen e programeve të studimit në një numër më të madh, varësisht nëse janë trevjeçare, katërvjeçare, njëvjeçare, dyvjeçare – e ciklit të dytë etj.Ne presim që me ligjin e ri do të mund t’i komprementojmë  ato dhe në këtë mënyrë të shtrëngojmë dhe reduktojmë numrin e programeve të studimit dhe të jemi më efikas. Dhe sigurisht, programet e akredituara të studimit, që është çështje akreditimi, është e nevojshme që ajo periudhë të përfundojë dhe pastaj të përcaktohet efikasiteti i programeve ekzistuese të studimit”, tha rektorja e Universitetit të Shkupit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPB Maqedoni: Në 10 vitet e fundit humbën jetën 1220 dhe u lënduan 37300 persona në aksidente trafiku
Next Article Muajin e kaluar në RMV janë shqiptuar 23.844 sanksione ndaj shoferëve, 7.437 për shpejtësi mbi të lejuarën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?