By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

admin
Last updated: 04/03/2025 14:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kërkuar sot zgjatjen e afatit të regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në Platformën Elektronike të Regjistrimit, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, Berisha kërkoi që “të zgjatet minimumi gjer në datën 9 mars afati i regjistrimit, meqenëse akti normativ u votua vetëm para 3 ditësh”.

“PD nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund të ndodhë. Ne jemi që çdo njeri që ka aplikuar, t’i njihet e drejta e votës, t’i sanksionohet, të mund t’i konfirmohet”, tha Berisha.

“Ky refuzim është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit. Ky refuzim është përjashtimi nga e drejta e votimit e të paktën, sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë, por shifrat e tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë pasur dokumentet e skaduara”, tha Berisha.

Sa i takon koalicionit të PD-së me 25 parti, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha tha se ka dhënë 8 vende të sigurta në listat për deputetë.

“Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar”, tha Berisha.

“Sikundër, përcaktimet statutore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së”, tha Berisha.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U transferuan të gjithë për para, por klubi saudit vonon pagat e lojtarëve për tre muaj
Next Article Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?