By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohen rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike në zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Miratohen rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike në zgjedhje
Shqipëri

Miratohen rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike në zgjedhje

admin
Last updated: 04/03/2025 14:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi sot rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike në zgjedhje.

Ky vendim ka si qëllim parandalimin e sjelljes apo përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias online të institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe të administratës shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, si dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Po ashtu vendimi, krijon një kornizë ligjore dhe rregullatore, duke përcaktuar qartë rregullat dhe standardet për përdorimin e rrjeteve sociale dhe medias online nga institucionet publike gjatë periudhave zgjedhore.

Funksionarët publikë të çdo niveli nuk mund të përdorin direkt apo indirekt llogaritë e tyre zyrtare në rrjete sociale për qëllime partiake apo elektorale. Pasqyrimi i veprimtarive partiake dhe elektorale duhet të lejohet vetëm në llogaritë personale në këto rrjete.

Gjithashtu, ndalohet pasqyrimi i veprimtarive të ndaluara në rrjetet sociale të institucionit publik, si dhe në ato zyrtare të funksionarit publik.

Ndalohet pasqyrimi i veprimtarive politike dhe elektorale, postimi i mesazheve elektorale në faqet zyrtare të internetit, në rrjetet sociale të institucionit publik, si dhe në ato zyrtare të vetë funksionarit publik.

Gjithashtu, u vlerësua raporti mbi veprimtaritë publike për periudhën 23 shkurt – 1 mars 2025. KSHZ vendosi fillimin e shqyrtimit administrativ ndaj: Bashkisë Bulqizë; Bashkisë Kuçovë; Bashkisë Tiranë; Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Finiq; Zyrës Vendore Arsimore Shkodër; Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Po ashtu gjatë mbledhjes u vlerësuan edhe raporteve të monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 23 shkurt – 1 mars 2025. Monitoruesit nuk kanë konstatuar shkelje gjatë monitorimit të tyre.

Në seancë publike u shqyrtuan administrativisht denoncimin me nr. 7, 22, 23, 25, 27, 28 të depozituara nga Partia Demokratike.

Vendimet për denoncimet ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ndaj Kryetarit të Bashkisë Mat do të shpallen në seancën e radhës.

Do të vijojë hetimi administrativ ndaj Kryetarit të Bashkisë Lezhë, ndaj Kryeministrit, ndaj Kryetarit të Bashkisë Himarë, pasi do t’u kërkohet depozitimi i provave të tjera shtesë.

Hetimi administrativ do të vijojë edhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kopshteve dhe Çerdheve, të Bashkisë Tiranë objekt shqyrtimi i denoncimit nr. 24, të depozituar nga Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara/KRIIK.

Mbledhja e KQZ
Mbledhja e KQZ
Ilirian Celibashi, Kryetar i KQZ
Elena Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Delegacioni i BE: Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë transparent dhe gjithëpërfshirës
Next Article Rama publikon videon ironizuese për koalicionin e opozitës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?