Shkup, 18 mars – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot do t’i vizitojë të lënduarit nga zjarri tragjik në Koçan në SPQ “8 Shtatori” Shkup.
Në këtë spital po kurohen një pjesë e të lënduarve nga zjarri në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar.
Pas vizitës, kryeministri do të japë deklaratë për mediat.