By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ditë zie në vend, ngushëllime për të pësuarit në Koçan edhe në Serbi, Bullgari, BeH dhe Mal të Zi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ditë zie në vend, ngushëllime për të pësuarit në Koçan edhe në Serbi, Bullgari, BeH dhe Mal të Zi
Maqedoni

Ditë zie në vend, ngushëllime për të pësuarit në Koçan edhe në Serbi, Bullgari, BeH dhe Mal të Zi

D. V.
Last updated: 18/03/2025 08:56
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 mars – Në vend edhe sot është ditë zie për të pësuarit në aksidentin në Koçan. Gjatë kohës së zisë shtatëditëshe të cilën e shpalli Qeveria, flamujt janë në gjysmështizë, janë anuluar të gjitha aktivitetet muzikore, argëtuese dhe ngjarjet në institucione nga sfera e kulturës, ndërsa është përshtatur edhe programi i mediave. Janë hapur libra ngushëllimi në Kuvend, në MPJ dhe në ambasadat e Maqedonisë së Veriut në mbarë botën.

Në shenjë ngushëllimi për të pësuarit në zjarrin në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona të rinj, ndërsa mbi 150 janë lënduar dhe hospitalizuar, sot ditë zie shpallën Serbia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, ndërsa dje edhe Mali i Zi.

Qeveria serbe, në propozim të presidentit Aleksandar Vuçiq, e shpalli 18 marsin ditë zie. Në Serbi në mjekim janë dërguar edhe një pjesë e të lënduarve në Koçan. Ata dje i vizitoi presidenti Vuçiq, i cili tha se në institucionet shëndetësore në Serbi do të trajtohen gjithsej 29 persona të lënduar.

Edhe Qeveria bullgare në mbledhje të jashtëzakonshme mori vendim që sot të jetë ditë zie në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rosen Zheljazkov u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe shpresë për shërim me sukses të të lënduarve. Ai informoi se për momentin në Bullgari mjekohen 14 shtetas të Maqedonisë në spitale në Sofje, Plovdiv dhe Varnë. Shprehu gatishmëri për pranim edhe të të lënduarve të tjerë nëse ka nevojë.

Zheljazkov shtoi se tragjedia i tejkalon dallime e përditshme politike dhe shoqërore. “Në momente të tilla të vështira, ndjenjat njerëzore dhe solidariteti vijnë në shprehje. Besoj se popujt tanë do t’i lënë në një anë sfidat ditore dhe do të jenë të bashkuar në këtë ditë”, deklaroi dje kryeministri i Bullgarisë.

Ditë zie sot është edhe në Federatën Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa gjatë ditës së djeshme edhe në Mal të Zi.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Mickoski do t’i vizitojë të lënduarit në SPQ “8 Shtatori” Shkup
Next Article Shoqata e biznes grave të Greqisë: Kemi siguruar akomodim për të afërmit e të hospitalizuarve në Selanik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?