By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Sot të gjithë na duan në BE, kemi bërë shtet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Sot të gjithë na duan në BE, kemi bërë shtet
Shqipëri

Rama: Sot të gjithë na duan në BE, kemi bërë shtet

D. V.
Last updated: 18/03/2025 13:06
By D. V. 6 Min Read
Share
SHARE

Nga Kuçova ku u takua me me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të zonave rurale, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka përparuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për faktin se ka bërë shtet.

Kreu i qeverisë theksoi se objektiv është për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe ky është moment vendimtar.

“Qielli është kufiri i jonë dhe ne duhet të synojmë qiellin. Këtu me ju ka gjetur mishërim në gjithë çfarë ju keni bërë në atë shkallën e vogël në dukje, por në fakt shumë ambicioze që keni ngritur nga hiçi duke dhënë shembuj fantastik, ne jemi në dispozicion uroj dhe shpresoj për ta mbyllur të realizojmë objektivin historik të shqiptarëve për të mbyllur negociata për integrimin në BE brenda 2027”, tha Rama.

“Ne negociatat i kemi filluar vjet, arsye se pse jemi në vijën e parë bashkë me Malin e Zi, është se kemi punuar për të qenë gati. Qeveria e Bashkimit Evropian që merret me fakte thotë: Po Po. Ditën kur të hapim negociata kemi bërë shumë më tepër. Natyrisht 2027 nuk është merita jonë. Kemi bërë shumë dhe për aspektin diplomatik, gjërat që janë për libra nuk janë për tu treguar kur je akoma në detyrë, dhe e kemi bërë Shqipërinë një yll që shkëlqen në këtë rrugë dhe 2027 na ka ardhur si fat”, nënvizoi Rama.

“Është momenti i përputhjes së yjeve se janë përputhur rrethanat tona të brendshme, ëndrra jonë, ambicia jonë, këmbëngulja jonë dhe dëshira për të qenë anëtarë të BE-së, për ta mbyllur këtë proces, jo thjesht për ne po për veten e tyre. Sepse duan të zgjerojnë BE duhet të kapen diku duhet të kapen me dike”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se janë 1000 veta që punojnë për procesin e negociatave dhe 40 skuadra të ndryshme që merren në drejtime të ndryshme për negociatat. Sipas Ramës po po bëjmë makineri shtetërore për funksionimin e institucioneve.

“Ne jemi në dhe gjendemi në momentin e duhur ne vendin e duhur. A jemi në gjëja e duhur këtë duhet ta provojmë ne vet. Do ta provojmë vet duke mos humbur asnjë ditë asnjë minutë. Janë 1000 veta që shkojnë në zyrë dhe punojnë për negociatat. Dje dy ministre tona ishin në Bruksel dhe japin llogari se çfarë ka bërë Shqipëria, jo vitin e kaluar, por javën e kaluar. Janë 40 skuadra që merren me drejtime të ndryshme, është gjithë pasqyra e shteti. Momenti i mbylljes së negociatave, është momenti kur t’i mbyll një provimin si shtet”, tha Rama.

“Ata nuk i mbyllin negociatat me një vend që ka probleme të shtet funksionimit në tërësi. Kjo do të thotë se shtetin që ne premtuam, ne po e bëjmë. Një makineri funksionale shtetërore për të gjitha gjërat bazë që garantojnë funksionim e institucioneve, këtë ne po bëjmë”, theksoi Rama.

Rama foli edhe për skeptikët për Bashkimin Europian.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ka shumë njerëz që dëgjojnë një fjalë këtu, një aty, një lajm këtu dhe një aty, një muhabet këtu dhe një aty, ç’na duhet ne BE thonë. Ne na duhet BE, si kjo drita që shohim këtu. Ne shqiptarëve, si kjo drita na duhet. Vetëm duke hyrë në BE, ky popull do të shpëtojë njëherë e mirë nga persekutimi i historisë dhe nga rreziku i kthimit pas. Duke hyrë në BE, çdo shqiptarë do ta ketë të sigurtë që nuk i cenohet liria, barazia para ligjit”, tha ndër të tjera Rama.

Rama shtoi se “të gjitha këto dhe standardet demokratike janë të kthyeshme nëse mbeten në dorë të atyre që qeverisin këtu. Pasi vjen njeri që thotë mbështes reformën në drejtësi, tjetrit thotë duhet shkri. Kur je brenda BE këto lojëra nuk i bën dot”.

“Tek bujqësia në gjithë këto vite disbursimet shkojnë më shumë se 100 milionë euro në gjithë vitin me futjen atje është 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësinë. Për të gjitha këto komponentë që i kemi mbështetur nëpërmjet AZHBR-së. Ky është moment i jashtëzakonshëm historik. Treni i historisë ka ndaluar para nesh”, tha Rama

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ky është moment i jashtëzakonshëm historik. Ti duhet të jesh gati, pasi rrethanat e përgjithshme e sjellin dhe e kanë sjell këtë moment dhe ne s’duhet ta humbim. S’duhet ta humbim, pasi ajo dritare mund të mbyllet. Sot ata duan me çdo kusht të na fusin në BE, ne dhe Malin e zi. Nesër, nëse kushtet ndryshojnë, pasi të mëdhenjtë e bëjnë muzikën, nuk e bëjmë dot ne, ne kërcejmë sipas muzikës së tyre. pastaj mund të nis historia nga e para, ku na thonë, duhet dhe kjo dhe ajo tjetra, por sot nuk ndodh kështu jo. Sot na thonë, jepi, jepi, jepi, por po nuk i dhamë ne, nuk na japin gjë ata”, tha Rama.

“Në 10 vite BE na ka dhënë ne diçka më shumë se 1 miliardë. Me hyrjen në BE kemi 1 miliardë e pak çdo vit është eksponenciale”, u shpreh Rama.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris
Next Article 11 Maji – Celibashi takon Prodën: Angazhim për një proces zgjedhor të sigurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?