By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris
Shqipëri

Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris

D. V.
Last updated: 18/03/2025 13:05
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një takim sot me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës,  Jean-Noël Barrot.

Në fokus të takimit kanë qenë një serë temash me rëndësi lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona, avancimin e projekteve të rëndësishme në sektorë të ndryshëm, zhvillimet rajonale, bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe Komuniteti Politik Evropian.

Të dyja palët kanë vlerësuar dialogun e fortë politik që ekziston aktualisht me Shqipërisë dhe Francës, i reflektuar ky edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë të kohëve të fundit.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar rreth rrugëtimit evropian të Shqipërisë ku Ministri Hasani gjeti rastin të shprehë mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e pakursyer franceze gjatë këtij rrugëtimi. U vlerësua përparimi i bërë deri tani nga Shqipëria në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të BE-së, ndërsa Hasani nënvizoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar të arrijë objektivin e anëtarësimit në BE brenda vitit 2030.

Takimi u përqendrua gjithashtu edhe në disa çështje strategjike, përfshirë Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet më 16 maj 2025 në Tiranë, si dhe situatën e sigurisë në Evropë. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e këtij Samiti si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të nxitur angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe paqen.

Në lidhje me këtë samit, Ministri Igli Hasani u shpreh se “fakti që zhvillohet në vendin tonë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj stabilitetit rajonal dhe ambicies sonë të pandalshme për të thelluar integrimin me BE-në. Për Shqipërinë, ky samit nënkupton shumë. Do të thotë thellim i bashkëpunimit për sfidat gjeopolitike, si dhe rritje e fokusit në adresimin e temave si siguria energjitike, menaxhimi i migrimit, veprimet për mbrojtjen e klimës, dhe zhvillimi ekonomik”.

Në fund, Ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Francën dhe Bashkimin Evropian, duke kontribuar në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajon dhe më gjerë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filloi rigjykimi për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit theksuan se nuk ndjejnë faj
Next Article Rama: Sot të gjithë na duan në BE, kemi bërë shtet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?