By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit – PDK në Gjilan: E inskenuar për ta larguar nga pozita
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit – PDK në Gjilan: E inskenuar për ta larguar nga pozita
Maqedoni

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit – PDK në Gjilan: E inskenuar për ta larguar nga pozita

admin
Last updated: 21/03/2025 09:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit, Entela Hyseni, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, çka ka nxitur reagimin e kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.

Rashiti ka fajësuar kryetarin e komunës, Alban Hysenin, duke e cilësuar drejtoreshën si viktimën e radhës të udhëheqjes së tij.

“Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj drejtoreshës së Inspekcionit, znj. Entela Hyseni, është dëshmi e qartë se si Alban Hyseni është zhytur në korrupsion dhe krim urbanistik, duke u fshehur pas emërimeve të grave në pozita udhëheqëse”, deklaroi Rashiti.

Ai gjithashtu ka ngritur dyshime për një marrëveshje të fshehtë mes Prokurorisë dhe kryetarit të komunës për largimin e drejtoreshës nga pozita e saj përmes aktakuzës.

“Në rrethana normale, pas një aktakuze të ngritur, duhet të pasojë dorëheqja nga posti udhëheqës. Kryetari i komunës i ka hapur rrugën largimit të saj për arsye që pritet të dalin në publik nga zyrtarët komunalë, nëse ata marrin guximin të ekspozojnë veprimet e tij”, ka shtuar ai.

Rashiti ka rikujtuar se PDK-ja ka reaguar vazhdimisht për situatën urbanistike në Gjilan dhe ndërtimet pa leje, duke akuzuar udhëheqjen komunale për mungesë veprimi.

“Prej tre vitesh, ndërtimet pa leje kanë vazhduar pa pengesa në qytetin e Gjilanit. Ne kemi ngritur shqetësime për gjendjen e drejtoreshës së Inspekcionit, e cila, për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve nga kryetari i komunës, ka zgjedhur të heshtë”, ka theksuar Rashiti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Putin do të shkelë çdo marrëveshje paqeje ku Ukraina nuk mbrohet nga koalicioni ndërkombëtar i forcave”, paralajmëron kryeministri britanik
Next Article Brazili fitoi në frymën e fundit ndaj Kolumbisë, Vinicius Jr hero me një supergol

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?