By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Brazili fitoi në frymën e fundit ndaj Kolumbisë, Vinicius Jr hero me një supergol
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Brazili fitoi në frymën e fundit ndaj Kolumbisë, Vinicius Jr hero me një supergol
Sport

Brazili fitoi në frymën e fundit ndaj Kolumbisë, Vinicius Jr hero me një supergol

admin
Last updated: 21/03/2025 09:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kombëtarja e Brazilit ka fituar në shtëpi 2-1 ndaj Kolumbisë në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Selecao ka marrë një fitore të madhe pas dy barazimeve në ndeshjet kualifikuese, fitore e cila e afron edhe më shumë me kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë krejtësisht të barabartë nga të dyja ekipet, të cilat përveç disa rasteve, shënuan edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan brazilianët me anë të Raphinhas (6’), i cili shënoi nga penalltia për 1-0, ndërsa Luis Diaz (41’) dërgoi ekipet në pushim me barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, më kërkuese, krijuan më shumë dhe në fund shënuan edhe golin e fitores.

Vinicius Junior (90+9) ishte heroi i brazilianëve pasi shënoi një gol të bukur nga distanca për t’ia dhuruar fitoren kombëtares së tij me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Brazili e sheh veten në pozitën e dytë me 21 pikë apo katër më pak se Argjentina e para, ndërsa Kolumbia renditet e gjashta me 19 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme pas pesë ditësh, Brazili luan në udhëtim te Argjentina, teksa Kolumbia e pret Paraguain. /

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria ngre aktakuzë ndaj drejtoreshës së Inspekcionit – PDK në Gjilan: E inskenuar për ta larguar nga pozita
Next Article Më ftohtë në Berovë- minus tetë gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?