By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita botërore për luftë kundër tuberkulozit, 290 raste në vend në vitin 2023
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita botërore për luftë kundër tuberkulozit, 290 raste në vend në vitin 2023
Maqedoni

Dita botërore për luftë kundër tuberkulozit, 290 raste në vend në vitin 2023

admin
Last updated: 24/03/2025 10:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Tuberkulozi nuk është sëmundje nga e kaluara – ai akoma paraqet  kërcënim për miliona njerëz në mbarë botën. Mund të shërohet, por, vetëm nëse zbulohet me kohë, porositë Instituti për shëndet publik me rastin e Ditës botërore për luftë kundër tuberkulozit – 24 marsi, nismë globale për ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje ngjitëse serioze, pasojat e saj dhe mënyrat për parandalim dhe mjekim. Porosia për Ditën botërore kundër tuberkulozit këtë vit është “Është koha për aksion!”.

Sipas të dhënave të fundit me të cilat disponon Instituti për shëndet publik (ISHP) i RMV-së, numri i rasteve të reja të tuberkulozit në vitin 2023 ishte 160 raste. Nga ato 160, meshkuj ishin109, ndërsa gra – 51.

Numri i rasteve të tuberkulozit tek meshkujt është 2:1 në raport me TB-në tek femrat, gjegjësisht kjo sëmundje është shumë më e shpeshtë tek meshkujt në Maqedoni. Nga ISHP theksojnë se ndër vite ka pasur rritje të rasteve të reja, që është një trend shqetësues, pasi për këtë sëmundje ka vaksinim dhe trajtim.

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që sulmon kryesisht mushkëritë, por mund të prekë edhe organe të tjera, si kockat, trurin dhe veshkat. Sëmundja përhapet përmes ajrit, kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Disa nga simptomat më të zakonshme të përmendura nga ISHP janë një kollë afatgjatë – më shumë se dy javë, dhimbje gjoksi, lodhje dhe dobësi, humbje e papritur e peshës, djersitje gjatë natës dhe ethe.

Ceket se edukimi është kyç për zbulimin dhe parandalimin e hershëm. Vaksina BSZH është efektive në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të tuberkulozit. Alarmohet për kontrolle të regullta shëndetësore – nëse ndjehen simptoma, menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në vitin 2023, 10.8 milionë njerëz u sëmurën nga tuberkulozi.

Siç theksojnë, tuberkulozi nuk është një sëmundje nga e kaluara – ajo ende përbën një kërcënim për miliona njerëz në mbarë botën.

Data për shënimin e Ditës botërore të tuberkulozit u zgjodh për nder të ditës kur doktor Robert Koh zbuloi bakteren “mycobacterium tuberculosis” në vitin 1882, që mundësoi përparim në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fondacionin SIZIGIA për realizimin e trajnimeve për personat në rrezik
Next Article Janë vjedhur rreth 10 mijë euro nga një këmbimore, një i dyshuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?