By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’
Sport

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

admin
Last updated: 26/03/2025 12:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Futbollisti brazilian, Raphinha është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë duke pasur parasysh nivelin e lojës që ka dhënë këtë sezon dhe para ndeshjes së mbrëmshme kualifikuese për Kupën e Botës kundër Argjentinës, ai ka deklaruar me besim se skuadra e tij do të “thyejë Argjentinën”.

Ylli i Barcelonës u ngut me deklaratat e tij para ndeshjes, duke kërcënuar rivalët e tyre.

“Ne do t’i thyejmë në fushë, dhe nëse është e nevojshme, edhe jashtë saj”, tha Raphinha.

Pasi nuk u realizua pjesa e parë e kërcënimit të tij, duke qenë se Argjentina fitoi bindshëm 4-1, ai tentoi të zbatojë pjesën e dytë të kërcënimit.

Argjentinasit ishin padyshim të motivuar në ndeshje pas kërcënimeve të Raphinhas dhe ndeshja ishte plot vrazhdësi nga të dyja palët.

Gjyqtari tregoi dhjetë kartonë të verdhë dhe pas ndeshjes pasionet nuk u qetësuan, ku rolin kryesor e kishte Raphinha.

Raphinha u nis drejt dhomës së zhveshjes dhe portieri argjentinas Emiliano Martinez e përplasi qëllimisht atë me shpatullën e tij, teksa duke ecur u ngacmua edhe nga Leandro Paredes.

Gjërat dolën shpejt jashtë kontrollit, Raphinha donte të luftonte me argjentinasit dhe një incident më i madh u pengua nga Endrick, i cili e kapi yllin e Barcelonës dhe e nxori ‘zvarrë’ nga konflikti.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Krushës së Madhe
Next Article “Ishte mysafir në restorant”, familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?