By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: PS mund t’i sigurojë shqiptarëve pasaportën europiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: PS mund t’i sigurojë shqiptarëve pasaportën europiane
Shqipëri

Balla: PS mund t’i sigurojë shqiptarëve pasaportën europiane

admin
Last updated: 26/03/2025 20:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla thotë se një mandat deri në vitin 2030 do t’u sigurojë të gjithë shqiptarëve pasaportën europiane. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla solli në vëmendje përvojën e emigrantëve shqiptarë ndër vite. Balla nënvizoi se pasaportizimi europian i Shqipërisë do të thotë lëvizje e lirë pa kufizime.

”Shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të japin llogari për qëllimin e udhëtimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në BE. Çdo shqiptar do të mund të punojë pa leje pune në çdo shtet të BE-së, duke përfituar nga të njëjtat të drejta si qytetarët vendas. Studentët shqiptarë do të studiojnë në universitetet europiane me tarifa të njëjta si bashkëmoshatarët e tyre europianë”, tha ai.

Po ashtu Balla theksoi se shqiptarët do të gëzojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në çdo institucion dhe gjykatë të BE-së. ”Do të mund të marrin shërbime sociale dhe shëndetësore njësoj si qytetarët e vendeve të tjera të BE-së”, shtoi ai.

Balla theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për këtë projekt ambicioz dhe u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për një mandat të katërt edhe më të fortë. Për të vetëm kjo mazhorancë mund të bëjë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve brenda kësaj dekade. Ai ftoi zgjedhësit të votojnë numrin 5, Partinë Socialiste në fletën e votimit.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit/ Dule optimist: Do na ndihmojë edhe Fredi Beleri
Next Article Kryetari i Vushtrrisë njofton për kontrolle të shtuara pas dy vrasjeve të fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?