By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për herë të dytë u anulua gjykimi për fatkeqësinë e komunikacionit, ku jetën e humbi Teodora Ristovska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për herë të dytë u anulua gjykimi për fatkeqësinë e komunikacionit, ku jetën e humbi Teodora Ristovska
Maqedoni

Për herë të dytë u anulua gjykimi për fatkeqësinë e komunikacionit, ku jetën e humbi Teodora Ristovska

admin
Last updated: 27/03/2025 13:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 27 mars – Në Gjykatën themelore në Tetovë për herë të dytë u anulua fillimi i gjykimit të përsëritur të Mensur Pajazitit, i akuzuar për fatkeqësinë e komunikacionit, ku jetën e humbi 22-vjeçarja Teodora Ristovska. Si dhe në anulimin e parë më 27 mars, gjyqtari Elvedin Ferati tha se i akuzuari ka paraqitur një parashtresë në gjykatë, ku thotë se për shkaqe shëndetësore nuk do të marrë pjesë në seancë. Më pas gjyqtari ka marrë vendim me të cilin seanca kryesore është shtyrë për datën 7 prill të vitit 2025 në ora 12:30.

“Nga ana e jonë do të verifikohet nëse është vërtet në spital, nëse ka vërtet nevojë për trajtim. Dhe nëse në këtë periudhë të anulimit ai paraqitet në punë, pasi është arsimtar në gjimnaz në Tetovë. Pasi që, nëse është në pushim mjekësor, si shkon në punë, për çka do të tentojmë që deri në seancën e ardhshme të marrim përgjigje nga institucionet kompetente”, tha avokatja Natasha Gjorçevska, avokate mbrojtëse e familjes së Teodorës.

Familja e Teodorës është e revoltuar nga sistemi i tillë, i cili mundëson zvarritjen e gjykimit.

“Duhet të ketë ndryshime në sistem. Si mundet Gjykata e Apelit ta heqë aktvendimin prej 3,5 viteve. Unë dyshoj në rrushfet të mundshëm. Si mundet i njëjti të ankohet deri te Gjykata supreme, e ne nuk kemi të drejtë ankese. E lus edhe kryetarin e Qeverisë që të ndërmerr përgjegjësi për këtë punë, duhet të ketë ndryshime në sistem. Tre vite na mundojnë. Humba vajzën 22-vjeçare, e vranë. Duhet të luftoj për të, unë qaj për drejtësi. Nuk qaj për tjetër gjë. Ndërsa drejtësi nuk ka në Maqedoni”, deklaroi Krume Ristovski.

Një grup të rinjsh para Gjykatës themelore në Tetovë protestuan, duke kërkuar drejtësi për Teodorën.

Pas fatkeqësisë së komunikacionit në gusht të vitit 2022, gjykimi i parë filloi gati një vit më vonë në korrik të vitit 2023, ndërsa në nëntor të vitit 2023, pasi shoferi pranoi fajin, ai u dënua në tre vjet e gjashtë muaj burg. Pas ankimimit. Gjykata e Apelit e ka zvogëluar dënimin në dy vjet, prej këtu Gjykata supreme i ka hequr dy aktvendimet të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit dhe lëndën e ktheu në gjykim të sërishëm.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga personali mjekësor do të marrin vendime
Next Article Baerbock: Formimi i bashkimit evropian të mbrojtjes nuk është më një çështje nëse, por sa shpejt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?