By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga personali mjekësor do të marrin vendime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga personali mjekësor do të marrin vendime
Maqedoni

Taravari: Do të pranohen 300 specializant të ri dhe 1.200 punëtorë nga personali mjekësor do të marrin vendime

admin
Last updated: 27/03/2025 13:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në intervistë në TV Telma, ka njoftuar për rritjen e kapaciteteve të personalit shëndetësor në vendin tonë. Ministri Taravari, ka njoftuar se asnjëherë nuk është i mjaftueshëm personali mjekësor, por që po punojnë në këtë aspekt.

“Gjatë kësaj jave do të  hapet konkursi për 300 specializantë të ri dhe do të testohen gjatë javës së ardhshme që bëhet para punësimit. Ne e dimë që na duhen edhe shumë infermierë dhe personal teknikë, ku këtë e diskutojmë pandërprerë për shkak nevojës së madhe. Këtë periudhë do të  shohim t’u japim vendime 1.200 punonjësve shëndetësor që vetëm se janë me kontrata në vepër dhe pastaj të kemi hapësirë për personalin mjekësor”, deklaroi Taravari.

Taravari: Bashkëpunimi mes partive në VLEN është në nivel

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Telma, ka folur rreth koalicionit VLEN dhe asaj qeverisës. Taravari tha se në çdo Koalicion ka mendime të ndryshme, por që të gjithë janë të angazhuar në mënyrë intensive për të arritur qëllimet politike.
“Në aspekt gjeneral bashkëpunimi mes neve partive në Koalicion VLEN është në rregull gjithashtu edhe bashkëpunimi me kryeministrin është e shkëlqyer dhe nuk ka asnjë problem. Në masë të madhe janë spekulime, por është normale se çdo parti dëshiron të del në zgjedhje lokale më mirë dhe është normale. Nuk kemi ende vendim, dhe nuk mundem unë vet të marr vendim”, tha Taravari.
Sa i përket se çfarë vendimi do të merret më gjashtë prill kur edhe është Kuvendi Gjeneral i ASH-së, Taravari shtoi se dëshiron që me anëtarësinë të diskutoj rreth mundësive më të mira për ASH-në në zgjedhje lokale.
“Unë kam kërkuar që listat për këshilltar komunal të jenë veçmas për secilin parti politike, ndërsa kandidatët për kryetar komune t’i kemi bashkë. Kjo të bëhet për të vetmen arsyeje që të motivohen aktivistët tanë dhe të mos kemi revoltë brenda partive politike”, u shpreh Taravari.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Georgievski: Fëmijët mësojnë në shkolla të sigurta, opinioni dhe prindërit të jenë të qetë
Next Article Për herë të dytë u anulua gjykimi për fatkeqësinë e komunikacionit, ku jetën e humbi Teodora Ristovska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?