By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme
Sport

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

admin
Last updated: 27/03/2025 13:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tyler dhe Jack Fletcher janë vëllezër binjakë për të cilët ende nuk kemi dëgjuar në botën e futbollit dhe interesante është se djemtë e legjendës së Manchester United luajnë për dy kombëtare të ndryshme.

Futbollisti legjendar i Manchester United, Darren Fletcher, i cili luajti për klubin nga Old Trafford për gati 14 vjet, u bë me Jack dhe Tyler në vitin 2007, binjakë që shkëlqejnë në kategoritë e të rinjve.

Dy futbollistët janë rritur dhe tashmë po trokasin në derën e futbollit senior.

Të dy luajnë për skuadrën e të rinjve të Manchester United dhe është vetëm çështje kohe kur ata të luajnë për ekipin e të parë në Old Trafford.

Por ajo që është interesante në këtë histori është se dy futbollistët luajnë për kombëtare të ndryshme dhe janë të dy kapitenë.

Darren Fletcher është skocez dhe ka luajtur për ekipin kombëtar të vendit të tij, por djemtë e tij kishin pikëpamje të ndryshme.

Tyler Fletcher vendosi të luante për Skocinë e babait, ndërsa Jack Fletcher ndryshoi vendimin e tij dhe ndërroi fanellën e Skocisë me Anglinë.

Vëllezërit binjakë vetëm pak ditë më parë zhvilluan ndeshjet e tyre për kombëtare të ndryshme dhe si kapiten drejtuan përkatësisht ekipet U-18 të Anglisë dhe Skocisë.

Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, një vit e gjysmë më parë, dy futbollistë zhvilluan një ndeshje kundër njëri-tjetrit në një ndeshje mes Skocisë dhe Anglisë.

Ndërsa Tyler Fletcher (Skoci) është një mesfushor defensivë, vëllai i tij binjak Jack Fletcher (Angli) luan një rol më sulmues dhe është një mesfushor sulmues. Duke qenë se të dy kanë lindur në Mançester, kanë të drejtë të luajnë për Anglinë dhe do të shohim nëse kjo do të ndryshojë në të ardhmen dhe nëse do të luajnë së bashku për njërën nga këto dy kombëtare.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani viziton Ferdonije Qerkezin në 26 vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm të bashkëshortit dhe katër djemve të saj
Next Article Totaj: Maskara e Krushës së Vogël është një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?