By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bugaqku: Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Qeveria kalon me automatizëm në Qeveri në dorëheqje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bugaqku: Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Qeveria kalon me automatizëm në Qeveri në dorëheqje
Maqedoni

Bugaqku: Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Qeveria kalon me automatizëm në Qeveri në dorëheqje

admin
Last updated: 27/03/2025 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pasditen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja.

Certifikimi bëhet pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe në Gjykatën Supreme.

Fillimisht, para se të certifikohen rezultatet, anëtarët e Qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e deputetit, sipas Ligjit për qeverinë, duhet të japin dorëheqje “para ditës së certifikimit”.

Por, çfarë ndodh nëse anëtarët e Qeverisë në detyrë nuk japin dorëheqje?

Vullnet Bugaqku nga KDI në një prononcim për Telegrafin ka shpjeguar se si shkon procesi nëse anëtarët e Qeverisë së Kosovës nuk japin dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja.

Vullnet Bugaqku nga KDI

Bugaqku tha se Ligji për Qeverinë përcakton procedurat e dorëheqjes, por ka paqartësi në lidhje me momentin kur një deputet ose anëtar i Qeverisë duhet të japë dorëheqje dhe kur mund të quhet Qeveria në dorëheqje, për shkak të mungesës së qartësisë në proces.

“Megjithatë neni 26 i Ligjit e thotë që anëtarët e qeverisë që janë në detyrë, në këtë rast që janë ende në funksion, në momentin që të zgjidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe në këtë rast ata janë veçse të ditur botërisht që janë deputetë të zgjedhur, ata duhet të japin dorëheqje nga posti i ministrit para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, sepse ashtu e kërkon shprehimisht dispozita e nenit 26 të Ligjit për Qeverinë.

Edhe nëse hipotetikisht ata nuk japin dorëheqje sot, por KQZ-ja i certifikon atëherë Ligji për Qeverinë e ka një dispozitë tjetër e cila thotë që në momentin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve përfundon mandati i rregullt i deputetëve të vjetër dhe rrjedhimisht edhe i Kuvendit si dhe Qeveria që është në detyrë shndërrohet apo kalon në Qeveri në dorëheqje, pra me automatizëm…”, shpjegoi ai.

Mirëpo, siç tha Bugaqku menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë nuk është formimi i Qeverisë, por ai i konstituimit të përbërjes së re parlamentare.

Ai tha se sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

Pas kësaj, Bugaqku nga KDI theksoi se gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët e Kuvendit. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-kryeministri italian pasi ia tërhoqi flokët gazetares: Bëra gabim, koha të reflektojë
Next Article E pyeti për rrjedhjen e planit ushtarak në Jemen, zyrtarja e Trumpit i reagon ashpër gazetares së Sky News: Kthehu në vendin tënd

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?