By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E pyeti për rrjedhjen e planit ushtarak në Jemen, zyrtarja e Trumpit i reagon ashpër gazetares së Sky News: Kthehu në vendin tënd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > E pyeti për rrjedhjen e planit ushtarak në Jemen, zyrtarja e Trumpit i reagon ashpër gazetares së Sky News: Kthehu në vendin tënd
Bota

E pyeti për rrjedhjen e planit ushtarak në Jemen, zyrtarja e Trumpit i reagon ashpër gazetares së Sky News: Kthehu në vendin tënd

admin
Last updated: 27/03/2025 14:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Marjorie Taylor Greene reagoi ashpër ndaj një gazetareje britanike kur u pyet për mesazhet e zbuluara të Signal, duke i thënë asaj me nervozizëm: “Pse nuk kthehesh në vendin tënd”.

Martha Kelner e Sky News, iu afrua besnikes së MAGA-s në një konferencë shtypi të mërkurën për të pyetur për gabimin e madh të sigurisë, në të cilin detajet e operacioneve ushtarake të SHBA-së në Jemen u ndanë me një gazetar.

Por ndërsa ajo filloi të bënte një pyetje, përfaqësuesja republikane për Gjeorgjinë kërkoi të dinte: “Nga cili vend jeni”.

Kur gazetarja i tha se ishte nga Britania e Madhe, Taylor Greene filloi një sulm verbal, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk duam t’ia dimë për opinionin tuaj dhe raportimin tuaj”, tha ajo.

“Pse nuk ktheheni në vendin tuaj, ku keni një problem të madh me emigrantët? Ju duhet të kujdeseni për kufijtë tuaj”, shtoi ajo.

Ndërsa Kelner u përpoq përsëri të bënte një pyetje, Taylor Greene i tha asaj: “A kujdesesh për njerëzit nga vendi yt? Po për të gjitha gratë që përdhunohen nga emigrantët? A të intereson? Në rregull, mbarove”.

Kur Kelner e pyeti atë për jetët e ushtarëve amerikanë që rrezikoheshin potencialisht pas rrjedhjes në The Atlantic, Greene u përgjigj: “Nuk më interesojnë lajmet tuaja të rreme”.

Duke u larguar nga korrespondentja e Sky, ajo tregoi një gazetar, i cili më pas tha: “Unë jam një amerikan dhe do të doja të dëgjoja përgjigjen tuaj për atë që ajo po pyet”.

Greene u përgjigj: “Unë nuk po i përgjigjem pyetjes së saj sepse nuk më intereson rrjeti i saj. Nëse dëshironi të pyesni, unë mund të përgjigjem.”

Gazetarja vazhdoi ta kritikonte atë për “mospërfilljen e plotë të sigurisë operacionale nga niveli më i lartë i kësaj administrate”.

Në përgjigjen e saj, ajo fajësoi ish-administratën e Bidenit për “hapjen e kufijve tanë për terroristët, kartelët, trafikantët e fëmijëve dhe trafikantët e drogës”.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bugaqku: Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Qeveria kalon me automatizëm në Qeveri në dorëheqje
Next Article Silenciator, kokainë dhe benzinë, dy të arrestuar në Shkodër që lëviznin me motor me targë të vjedhur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?