By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Programi i PD për bujqësinë, Bardhi: Subvencion për çdo njësi prodhimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Programi i PD për bujqësinë, Bardhi: Subvencion për çdo njësi prodhimi
Shqipëri

Programi i PD për bujqësinë, Bardhi: Subvencion për çdo njësi prodhimi

admin
Last updated: 27/03/2025 14:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi, ka publikuar disa nga pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike, për sektorin e bujqësisë.

Teksa renditi pikat kryesore që shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerin, Bardhi shkruan se qeveria e PD pas 11 majit do të subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët.

Për këtë qëllim, theksoi ai, “do të ketë rritje të fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit”.

Bardhi nënvizoi se, Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit. Ai premtoi mbështetje direkte dhe subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT.

“TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do të jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do të shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se, nafta do të subvencionohet deri në nivelin e kostos.

Bardhi premtoi subvencionim të normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë.

“Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqes së ujitjes”, theksoi Bardhi.

Ai gjithashtu premtoi, “kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kos: Anëtarësimi në BE, Shqipëria mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027
Next Article Rama ironizon deklaratat e Berishës me “bufin e kënetës”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?