Një person ka raportuar se ndaj viktimës dyshohet se është kryer vepra penale “Dhunim”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në Gjakovë.
Tutje thuhet se lidhur me rasti janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetente.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në raport.