By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Gjithçka që kam dashur ishte të luaja këtu në Santiago Bernabeu” – Mbappe flet për Real Madridin e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Gjithçka që kam dashur ishte të luaja këtu në Santiago Bernabeu” – Mbappe flet për Real Madridin e tij
Sport

“Gjithçka që kam dashur ishte të luaja këtu në Santiago Bernabeu” – Mbappe flet për Real Madridin e tij

admin
Last updated: 31/03/2025 13:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dhënë intervistën e tij të parë për mediat spanjolle.  Ajo do të transmetohet në El Objetivo në La Sexta, të drejtuar nga Ana Pastor, më 6 prill.

Në videot e para të publikuar në rrjetet sociale, Mbappe dëgjohet duke shprehur admirimin e tij të thellë për Real Madridin teksa po ecte nëpër “Santiago Bernabeu”. 

“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të luaja këtu në Bernabeu, duke veshur këtë fanellë, me të gjithë që këndonin emrin tim. Të shënoja gola dhe thjesht të isha i lumtur. Fillova si një tifoz i Zizou dhe Galacticos. Është klubi më i mirë në botë, me një atmosferë që asnjë klub tjetër nuk e ka”. 

“Ishte një ëndërr që u kthye në një qëllim dhe tani është bërë realitet”, duke i dhënë meritën prindërve të tij, Fayza dhe Ëilfried, për mbështetjen e tyre.  

“Dua të fitoj trofe, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka që mundem me Real Madridin”, nënvizoi ai. 

Mbappe ka reflektuar edhe për famën e tij, duke thënë: “Para se të jem futbollist, jam thjesht një person normal. Unë jetoj jetën, shoh botën përreth meje, kam gjëra që i dua, gjëra që më trishtojnë ose më mërzitin dhe ndaj mendimet e mia bazuar në vlerat që besoj”. 

Ai shprehu mirënjohjen për ngrohtësinë që ka marrë nga populli spanjoll që kur mbërriti verën e kaluar: “Unë jam francez, jo spanjoll, por njerëzit këtu më mbështesin gjithmonë. Unë mund të ndjej dashurinë nga Madridi dhe nga njerëzit në të gjithë Spanjën kur udhëtojmë”. 

“Mund të shohësh në fytyrën time kur jam i lumtur, dhe tani, jam shumë i lumtur”, dëgjohet Mbappe duke thënë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Je krenaria jonë” – Mbërrin edhe një tjetër parashutë për Gjestin, Jozi: Menaxheri po t’i dërgon
Next Article Deliu-Kodra: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?