Manchester City i Pep Guardiolës po kalon një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit.
Larg kreut të Ligës Premier dhe i eliminuar nga Liga e Kampionëve, ekipi e ka parë sezonin e tij të zbehet gradualisht.
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Leicesterin, Guardiola u shpreh se fitorja vlen, pasi po luftojnë për Ligën e Kampionëve.
“Arritja në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm, vetëm për hir të të qenit atje, pavarësisht problemeve që kemi pasur. E kuptoj kur Jose (Mourinho) e tha këtë. Për klubin, për sezonin e ardhshëm, ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi trajneri.
Ai gjithashtu theksoi vështirësinë e vazhdimësisë në Ligën e Kampionëve, duke nënvizuar se shumë ekipe të mëdha mungojnë shpesh.
“E kam thënë një mijë herë: njerëzit e marrin të mirëqenë që Man City do të jetë në Ligën e Kampionëve çdo sezon. E di sa e vështirë është. Përndryshe, të gjitha skuadrat e mëdha do të ishin atje çdo sezon, por nuk kështu. Ne jemi të vetmit që kemi qenë atje, nuk e di sa vite”, nënvizoi ai.
Duke analizuar ecurinë e skuadrës, Guardiola vuri theksin tek dëmtimet e mëdha që kishte gjatë sezonit.
“Ky sezon ka qenë shumë i çuditshëm, shumë i vështirë. Së pari, ne nuk kishim lojtarët e nevojshëm. Kjo është arsyeja kryesore. Më pas, ka shumë faktorë të tjerë, por veçanërisht ky. Nuk mund të garosh në të gjitha garat nëse nuk ke lojtarët e duhur”, deklaroi Guardiola.