By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Familjet e viktimave nga Spitali modular në Tetovë nga Prokuroria kërkojnë rifillim të hetimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Familjet e viktimave nga Spitali modular në Tetovë nga Prokuroria kërkojnë rifillim të hetimit
Maqedoni

Familjet e viktimave nga Spitali modular në Tetovë nga Prokuroria kërkojnë rifillim të hetimit

admin
Last updated: 03/04/2025 12:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 3 prill – Përfaqësues të familjeve të viktimave nga tragjedia në Spitalin modular në Tetovë para Gjykatës themelore Tetovë kanë mbajtur konferencë për shtyp, ku theksuan se i bashkangjiten letrës publike nga Iniciativa Zero deri te prokurori publik shtetëror, Lupço Kocevski.

Sipas përfaqësuesve të familjeve, ekzistojnë prova serioze, për të cilat konsiderojnë se Prokuroria i ka hedhur posht në procedurën e deritanishme para gjykatës në Tetovë.

“Tërë opinioni e di se ka prova serioze për lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular, që mund të jenë shkaktarët e vetëm për zjarrin. Kjo u vërtetua edhe nga ekspertiza gjermane – prova të pavarura dhe të besueshme që për fat të keq janë hedhur posht nga prokuroria. Prandaj, i nderuar Lupço, si bashkëqytetar i ynë nga Tetova, Ju më së miri e kuptoni dhimbjen dhe mllefin e familjeve të viktimave dhe të gjithë komunitetit. Kjo nuk është vetëm një çështje ligjore. Ky është obligim moral – ndaj atyre që humbëm, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve që sot jetojnë me frikë se kjo mund të përsëritet dhe askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, theksoi Agron Arifi nga Inicitiva në emër të familjeve të viktimave.

Familjet e 14-të viktimave kërkojnë nga Prokuroria ta rifillojë hetimin, për, siç thonë, fajtorët e vërtetë të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

“Është koha që dikush të marrë përgjegjësi. Koha është që drejtësia të dalë nga sirtari. Si familje të viktimave, kërkojmë nga Ju: – Të formoni një ekip të pavarur, i cili do të shqyrtojë të gjitha aspektet e çështjes, përfshirë edhe zvarritjen e mundshme të procedurës. Të garantoni se procedurat gjyqësore të zhvillohen pa ndikim politik apo biznes. Të siguroni transparencë dhe llogaridhënie në punën tuaj, në përputhje me detyrimet ligjore. Ta merrni ekspertizën gjermane si provë kyçe në hetim. Ne nuk do të heshtim. Ne do të vazhdojmë të flasim për më të afërmit tanë që kemi humbur, për të vërtetën, për drejtësinë që u premtua, por asnjëherë u zbatua”, theksoi Arifi.

Nga ora 10 sot në Gjykatën themelore Tetovë vazhdoi procedura dëshmuese në kuadër të gjykimit të sërishëm për zjarrin në Spitalin modular, ku janë dyshuar dy ish drejtorë të spitalit dhe Institucionit shëndetësor publik – Spitali klinik Tetovë, si persona juridik.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëshime në punën e Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar, konstaton revizioni
Next Article Rute: NATO punon në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?