By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, mësohet çiftet çerekfinale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, mësohet çiftet çerekfinale
Sport

Mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, mësohet çiftet çerekfinale

admin
Last updated: 07/04/2025 08:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me ndeshje dramatike ka përfunduar stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, ku janë mësuar gjysmëfinalistët, por edhe çiftet çerekfinale.

Ndeshja midis Bashkimit të Pejës dhe Trepçës, ashtu si shumë ndeshje të tjera gjatë këtij kampionati, u vendos vetëm në momentet e fundit. 

Të dielën në mbrëmje në pallatin “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi triumfoi me rezultatin 75-72, duke siguruar vendin e parë në fund të stinorit të rregullt. Kjo fitore ishte jetike për skuadrën nga Prizreni, e cila synonte të mbante pozicionin e parë përpara play-offit. 

May be an image of 1 person, playing volleyball, playing basketball, crowd and text

Përpara ndeshjes, Trepça kishte shpresë për të kaluar në krye, por me këtë rezultat, ajo do të fillojë play-offin nga pozicioni i dytë me 47 pikë. Bashkimi përfundoi me 48 pikë, duke siguruar avantazhin e terrenit vendas në seritë gjysmëfinale dhe finale. 

Dy skuadrat kryesuese do të kalojnë direkt në gjysmëfinale, duke anashkaluar fazën e çerekfinaleve.  

Në një ndeshje të rëndësishme të dielën, Sigal Prishtina dha një mesazh të fortë duke mposhtur Vëllaznimin me 94-73 në Gjakovë, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e Ligës Unike.  

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli arriti të shpëtojë nga rreziku i pozitës së gjashtë dhe do të përfitojë nga avantazhi i terrenit vendas kundër Pejës. 

Në fund të tabelës, Protoni i Prizrenit largohet nga Superliga, ndërsa skuadra e vendit të shtatë, Bora do të luajë në play-out për të garantuar mbijetesën. 

Pley-offi vazhdon me ndeshjet e çerekfinaleve në mesjavë, duke premtuar emocion deri në fund të kampionatit. 

Në çerekfinale Prishtina takohet me Vëllaznimin, kurse Ylli me Pejën. Dy fituesit i bashkohen Bashkimit dhe Trepçës në gjysmëfinale. 

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë, ZRRE fton mediat
Next Article Vetëm një orë shikim në ekran para se të shkoni në shtrat shkurton gjumin me 24 minuta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?