By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi
Sport

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

admin
Last updated: 18/04/2025 10:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Jurgen Klopp është lidhur me një lëvizje shokuese te Real Madridi pasi u raportua se trajneri Carlo Ancelotti së shpejti do të largohet.

Sipas Sky Sports, Ancelotti, 65 vjeç, do të largohet nga Real Madridi pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës më 26 prill, pas eliminimit të së mërkurës nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.

Dhe mediumi UOL Esporte raporton se Klopp, 57 vjeç, është “gati” për të marrë drejtimin e ekipit nga Santiago Bernabeu një vit pas largimit nga Liverpooli.

I njëjti burim pretendon se tekniku gjerman është “i pakënaqur” në punën e tij të re në Red Bull si Shef Global i Futbollit.

Kështu, legjenda e Liverpoolit është e hapur për të biseduar me Real Madridin, me synimin që t’i rikthehet stërvitjes që në muajin korrik.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund thuhet se ka një klauzolë speciale që mund ta shohë atë të shkurtojë kontratën e tij për një rikthim si trajner te ndonjë skuadër.

Nëse ai pason Ancelottin, atëherë gjermani mund të kthehet në librin e tij të kontakteve me Reds për të joshur disa talente të reja në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri i famshëm gjerman mund të sjellë edhe disa nga lojtarët me të cilët po merret aktualisht te Red Bull.

Si fillim, Klopp mund të ribashkohet me Trent Alexander-Arnold, i cili hodhi poshtë një kontratë të re me Reds dhe është afër kalimit te Reali si lojtar i lirë në qershor.

Los Blancos kanë qenë gjithashtu të lidhur më parë me shokun e skuadrës së Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, i cili u bashkua me Liverpoolin nga RB Leipzig në vitin 2021 nën drejtimin e Klopp dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026.

Prandaj, nëse Klopp transferohet në Madrid, atëherë kampionët spanjollë mund të kenë Trent në krahun e djathtë me David Alaba në anën tjetër, ndërsa Konate mund të bashkohet me Antonio Rudiger në qendër të mbrojtës përpara portierit Thibaut Courtois.

Dyshja franceze, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga – tashmë në Real Madrid – mund të lidhen në mesfushën qendrore, ndërsa ylli anglez, Jude Bellingham mund të startojë në pozitën e numrit 10 me Vinicius Jr në të djathtë dhe Kylian Mbappe në anën tjetër të sulmit.

Dhe kur bëhet fjalë për njeriun që do të drejtonte vijën sulmuese, këtu do të hynin në lojë kontaktet e Kloppit në Red Bull, pasi ai mund të thërrasë yllin e Leipzig, Benjamin Sesko, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Arsenalin.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani
Next Article Rama pret në Odën e Kryeqytetit, Vasfije Krasniqin: Një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?