By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer
Shqipëri

Berisha: Do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer

admin
Last updated: 18/04/2025 13:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës.

Gjatë këtij takimi, Berisha prezantoi edhe programin e qeverisjes së koalicionit PD-Shqipëria Madhështore.

Në fjalën e tij, Berisha tha se do të nxisë “prodhimin dhe punësimin”.

“Do të bëjmë gjithçka të kthehen ata që na ikën, duke u dhënë të drejtën e investimit 5 vite pa taksa. Do të bëjmë gjithçka që çiftet e reja të jenë me tre fëmijë dhe fëmijën e tretë do e paguajë shteti nga lindja deri në 23 vjeç. Për fëmijën e parë dhe të dytë do japim bonuse 60 dhe 70 euro”, tha Berisha.

Berisha tha se “minimumi jetik është një shumë me të vërtetë minimale, 200 euro, por është një shumë që çdo shqiptar e nxjerr jashtë varfërisë ekstreme”.

Duke folur për pagat, Berisha tha se “rrogat e ulëta do i ngremë në 500 euro”.

“Rrogat sot, nëse do kishin ndjekur ligjin e inflacionit, rrogat e ulëta sot duhej të ishin 730 euro. Po këta menduan vetëm për rrogat e larta, trefishuan, katërfishuan rrogat e larta”, tha Berisha.

Berisha u shpreh po ashtu se “do 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer”.

“Ne heqim çdo barriere jo ka 100 kokë, jo ka 10 kokë, jo ka kaq hektarë, aq hektarë. Çdo fermer do subvencionohet për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Do ketë kredi të buta, 80 përqind të interesave për fermerët dhe biznesin e vogël, do e mbulojë shteti. Do ndalohet me ligj importimi i inputeve bujqësore që nuk shiten në të paktën dy vende të BE. Sikundër i ilaçeve që nuk shiten në të paktën dy vende të BE”, tha Berisha.

Berisha tha po ashtu se “Made in Albania do të jetë synimi ynë më kryesor”.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Rivitalizimi i ish-Uzinës së Bakrit në Rubik, një stacion i punësimit cilësor dhe të mirëpaguar
Next Article PTHP e Koçanit kërkon ndërrimin e masës së arrestit shtëpiak për dy të dyshuarit nga ISHT pas zjarrit në klubin “Pulse”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?