By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte
Maqedoni

Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte

admin
Last updated: 21/04/2025 20:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 21 prill – Vazhdon të jetë i lartë interesimi i komunave për të aplikuar në ndihmën që Qeveria u jep komunave për mbështetje për projektet infrastrukturore lokale nga buxheti i shtetit. Nga pushteti ekzekutiv thonë se për këtë program kanë ndarë 250 milionë euro, ndërsa në thirrjen e parë ishin të planifikuar të ndahen 18 milionë euro.

Sipas informacioneve nga institucionet shtetërore janë miratuar gjithsej 288 projekte në 78 komuna, ku vlera e përgjithshme e projekteve është rreth 75 milionë euro.

Ndërsa, vetëm komuna e Gostivarit ka aplikuar me 13 projekte, të cilat kapin vlerën e 2.7 milionë euro, të cilat sipas kryetarit të kësaj komune, është një ndihmesë e madhe për komunën, por edhe projekte tjera të cilat janë përfshirë në thirrjen e dytë, ku numri i përgjithshëm i projekteve do të kapin diku 46 projekte.

“Komuna e Gostivarit në thirrjen e parë qeveritare ka aplikuar me 13 projekte, të cilat kishin shumë të përgjithshme prej 2.7 milionë eurosh. Ishin kryesisht projekte infrastrukturore, të cilat parashihnin asfaltimin e rrugëve, të cilat kishin nevojë, si dhe një shëtitore në mes të qytetit. Dy prej tyre kanë mbaruar, katër janë duke u punuar, ndërsa tre të tjera presin, që në afat prej 10 ditëve të fillojnë. Deri më tani kemi aplikuar me 21 projekte dhe jemi në përgatitje e sipër edhe të 25 projekteve tjera.”, – theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Sipas Limanit, pa ndihmën shtetërore, realizimi i këtyre projekteve do të ishte i pamundur, sepse buxheti komunal nuk lejon realizimin e kaq shumë projekteve.

“Për të qenë i sinqertë deri në fund, këto projekte të cilat janë duke u realizuar me këto mjete, do të ishte gati e pamundur të realizohen me buxhetin vetanak të komunës ose do të mundej diku 20 për qindëshi prej tyre të realizohet me mjetet të cilat i kemi ne në dispozicion si komunë. Me të vërtet është një ndihmë e madhe për ta zhvilluar infrastrukturën e komunave tona dhe besoj se edhe në të ardhmen do të ketë ndihma të tilla me të vetmin qëllim që komunat të kenë infrastrukturë të mirë dhe t’u sigurojnë kushte të mira qytetarëve.”, – u shpreh kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Komunat që kanë marrë shumën më të madhe të parave deri më tani është komuna e Kumanovës me gati 4 milionë euro për realizimin e 3 projekteve, pastaj vijon komuna e Manastirit me rreth 3 milionë e 750 mijë euro për 16 projekte.

Të njëjtën shumë e ka fituar edhe komuna e Tetovës për tre projekte, komuna e Aerodromit me 3.4 milionë për 9 projekte dhe komuna e Gazi Babës me 3 milionë euro për 4 projekte.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Politika shqiptare në vend diskutabile, nëse Sela bashkon forcat me VLEN-in
Next Article Hetimi për tragjedinë në Koçan, Selmani: Rasti mund të marrë epilog politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?