By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Kuvend ndarje e certifikatave për përfundimin e Akademisë së deputetëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Kuvend ndarje e certifikatave për përfundimin e Akademisë së deputetëve
Maqedoni

Në Kuvend ndarje e certifikatave për përfundimin e Akademisë së deputetëve

admin
Last updated: 28/04/2025 16:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Në Kuvend sot është mbajtur ceremonia solemne për ndarjen e certifikatave për deputetët që e mbaruan Akademinë e Deputetëve, që është pjesë e projektit “Epoka e Politikanëve më të Mirë”, të zbatuar nga Forumi për Politika të Arsyeshme, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Akademia është e dedikuar për deputetët që janë në mandatin e tyre të parë, si dhe për ata që dëshirojnë të avancojnë aktivitetin e tyre në Parlament. Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Akademia përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve të deputetëve, duke u ofruar atyre një kuptim më të thellë të proceseve legjislative dhe duke nxitur një kulturë diskutimi parlamentar të bazuar në vlerat demokratike, bashkëpunimin ndërpartiak dhe tolerancën.

Fjalime të përshëndetjes në këtë eveniment mbajtën: Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit; Daniell Filler, zëvendësambasador i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gordan Georgiev nga Forumi për Politika të Arsyeshme.

Për Kryetarin Gashi, Akademia paraqet një akt fisnik dhe vizionar kur një deputet vendos të avancojë kapacitetet e tij intelektuale dhe politike me qëllim rritjen e cilësisë së përfaqësimit. Ai theksoi se Akademia është kujtesë se është e mundur dhe e nevojshme të ndërtohet një skenë e re politike, me politikanë më të mençur dhe më humanë, të cilët e vlerësojnë debatin, respektojnë procedurat dhe kultivojnë respekt të ndërsjellë.

“Pa dialog dhe bashkëpunim të sinqertë përtej vijave ndarëse, çdo reformë mbetet sipërfaqësore dhe çdo ligj i pamjaftueshëm”, ka thënë Gashi duke shtuar se në këtë drejtim, tha Gashi, projekte si kjo Akademi janë gurthemeli i vizionit për ndërtimin e Kuvendit që u shërben qytetarëve me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Në politikë, pjekuria nuk do të thotë vetëm të kesh qëndrime, theksoi Gashi por të dish si t’i ndash ato, pa shkatërruar urat e komunikimit.

Zëvendësambasadori Filler konfirmoi edhe një herë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, e cila beson në forcën tonë institucionale, kapacitetin dhe përkushtimin e deputetëve tanë.

“Uroj që ky mësim përmes reflektimit dhe dialogut në Akademi të vazhdojë të frymëzojë të ardhmen demokratike të vendit, sepse demokracia është udhëtim i vazhdueshëm” tha Filer.

Gordan Georgiev nga Forumi për Politika të Arsyeshme shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij për deputetët pjesëmarrës dhe Ambasadën Britanike në programin e bazuar në përvojat dhe praktikat e Parlamentit Britanik.

Deputetet Dragana Arsova dhe Kaltrina Beqiri i ndanë përshtypjet e tyre personale si pjesëmarrëse, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Akademisë në forcimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të zgjedhur në jetën publike dhe politike dhe në demokraci në përgjithësi. Programi ofroi kuptim më të thellë të punës së deputetëve, zhvillimin e aftësive udhëheqëse, ndërtimin e mesazheve publike dhe forcimin e pjesëmarrjes së grave në politikë.

Programin, i cili u zhvillua nga nëntori 2024 deri në prill 2025, në udhëheqjen e ligjëruesve eminentë dhe praktikantëve me përvojë, u përmbyll me sukses nga 24 deputetë nga 7 parti politike, përkatësisht: Kaltrina Beqiri, Mimoza Musa, Sadik Sulejmani, Salim Sulejmani, Rijad Shaqiri, Daniella Belimova, Daniell Stojçevski, Mile Cekov, Aleksandar Jamallov, Biljana Kuzmanovska, Dijana Ilievska, Dragana Arsova, Dragana Bojkovska, Julija Tushevska, Monika Trajanova, Petar Markov, Pece Milevski, Dejan Prodanoski, Jane Micevski, Elmi Aziri, Kire Bozhinovski, Bisera Zllatevska dhe Sasho Donev.

Qëllimi ishte të forcohen njohuritë e tyre për rregullat dhe procedurat parlamentare, si dhe të motivohen për pjesëmarrje më aktive dhe të përgjegjshme në procesin legjislativ. Akademia përfaqëson investim në pjekurinë politike, cilësinë e diskursit publik dhe ndërtimin e një Kuvendi më të përgjegjshëm dhe demokratik.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ivanovska: Kryetarja e KSHPK-së duhet urgjentisht të japë dorëheqje që të mund institucioni lirshëm të pastrohet
Next Article Delegacioni parlamentar në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetikë në Bruksel

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?