By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni parlamentar në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetikë në Bruksel
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Delegacioni parlamentar në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetikë në Bruksel
Maqedoni

Delegacioni parlamentar në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetikë në Bruksel

admin
Last updated: 28/04/2025 16:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Deputetët Bojan Stojanoski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, dhe Dimitar Kovaçevski, anëtar i këtij Komisioni, morën pjesë në takim të Plenumit Parlamentar të Komunitetit Energjetik kushtuar disponueshmërisë së energjisë elektrike dhe integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit Energjetik, që u mbajt më 24 prill 2025, në Bruksel, në Parlamentin Evropian.

Përveç Delegacionit të Kuvendit, në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit nga parlamentet kombëtare të Palëve Kontraktuese të Komunitetit Energjetik, anëtarët e Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe nga Sekretariati i Komunitetit Energjetik.

Në takimm siç njoftuan nga pres-shërbimi i Kuvndit është theksuar mbështetja për Palët Kontraktuese të Komunitetit Energjetik në integrimin e tyre në tregun unik energjetik.

“Kjo kërkon një sërë reformash dhe bashkëpunim më të madh midis parlamenteve, ministrive, sektorit joqeveritar, biznesit dhe konsumatorëve. Parlamentet kombëtare luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të tregut unik energjetik duke miratuar legjislacionin e nevojshëm. Edhe pse është arritur përparim, qasja në energjinë elektrike për familjet në nevojë sociale ende përbën sfidë. Palët Kontraktuese të Komunitetit Energjetik duhet të lëvizin gjithnjë e më shumë drejt përcaktimit të çmimeve të energjisë elektrike të bazuara në treg, në vend që t’i vendosin ato në nivel më të ulët nga trupat rregullatorë”, theksohet në kumtesë.

Lidhur me burimet e rinovueshme të energjisë, u vu re përdorimi në rritje i burimeve të rinovueshme në Palët Kontraktuese. Komuniteti Energjetik ofron një sërë mekanizmash për të mbështetur vendet në rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë. Përveç energjisë të fituar nga era dhe dielli, nevojiten gjithnjë e më shumë investime në burimet e energjisë gjeotermale që Evropa të bëhet e pavarur nga ana e energjisë. Në periudhën e ardhshme, duhet të bëhen investime të konsiderueshme në ndërtimin e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë së tepërt.

Në takim mbajti fjalim edhe deputeti Bojan Stojanoski. Ai vuri në dukje se ligji i ri për energjetikë është aktualisht në procedurë parlamentare.

“Miratimi i tij krijon parakusht ligjor për zbatimin e rregullave të harmonizuara ndërkombëtarisht të përcaktuara për shkëmbimin tejkufitar të energjisë elektrike dhe gazit, pjesëmarrjen dhe lidhjen me tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe bashkëpunimin me palët e tjera kontraktuese të Komunitetit Energjetik dhe vendet anëtare të BE-së, me qëllim parandalimin, përgatitjen dhe menaxhimin e situatave të krizës në furnizimin me energji elektrike dhe gaz. Lidhshmëria energjetike është me rëndësi të madhe për të ofruar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Për sa i përket energjisë elektrike, vendi ynë është i lidhur energjitikisht me të gjitha vendet fqinje përveç Shqipërisë, ku projekti i ndërtimit të largpërçuesit Manastir – Elbasan nuk është zbatuar ende. Sa i përket lidhjes me gaz, vendi është i lidhur vetëm me gazsjellës ndërlidhës me Republikën e Bullgarisë. Për të diversifikuar burimet e furnizimit me këtë energjens, shteti i është qasur projektit për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli të Greqisë. Një kompani u zgjodh së fundmi për të ndërtuar ndërlidhësin e gazit midis dy vendeve”, njoftuan nga pres-shërbimi i Kuvendit.

Lidhur me kategorinë e konsumatorëve vulnerabilë dhe familjeve të prekura nga varfëria energjetike, Ligji i ri për energjetikë parashikon dispozitë sipas së cilës Qeveria, me propozim të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, dhe sipas mendimit paraprak nga Ministria kompetente për mbrojtjen sociale, do ta detyrojë furnizuesin universal t’i furnizojë këto familje me çmime më të ulëta. Ligji i mëparshëm për energjetikë parashikonte gjithashtu programe për konsumatorët vulnerabilë dhe familjet e prekura nga varfëria energjetike. Muajin e kaluar, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale shpalli konkurs publik për mbështetjen financiare për kategoritë e familjeve në nevojë sociale. Kjo masë, e cila do të zgjasë për një vit, u ofron mbështetje financiare këtyre familjeve duke ulur faturën e tyre mujore të energjisë elektrike. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Kuvend ndarje e certifikatave për përfundimin e Akademisë së deputetëve
Next Article Në Gjykatën penale përfundoi gjykimi i Palevskit, sipas tij motivi i vrasjes është i palogjikshëm dhe i pavërtetuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?