By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria ngre procedurë penale ndaj shkupjanit për zjarrvënie në banesën dhe shtëpinë e ish-bashkëshortes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Prokuroria ngre procedurë penale ndaj shkupjanit për zjarrvënie në banesën dhe shtëpinë e ish-bashkëshortes
Kronika

Prokuroria ngre procedurë penale ndaj shkupjanit për zjarrvënie në banesën dhe shtëpinë e ish-bashkëshortes

admin
Last updated: 03/05/2025 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë penale ndaj një personi nga Shkupi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 2 maj, në orët e mëngjesit, i dyshuari ka shkaktuar rrezik serioz për jetën e njerëzve duke i vënë zjarrin një shtëpie pushimi në fshatin Katllanovë dhe një apartamenti në Shkup, të cilat janë në pronësi të ish-bashkëshortes së tij. Sipas Prokurorisë, mes të dyve është duke u zhvilluar procedurë divorci.

Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për pasojat e mundshme, i dyshuari ka vepruar me paramendim. Një ditë para ngjarjes, ai kishte kërcënuar me telefon ish-bashkëshorten dhe djalin e tyre. Ditën kritike, ai derdhi benzinë dhe ndezi zjarrin pranë derës kryesore të shtëpisë së fundjavës, duke shkaktuar përhapjen e flakëve brenda objektit. Më pas, ai udhëtoi drejt Shkupit dhe në mënyrë të ngjashme ndezi zjarrin pranë derës së apartamentit.

Pas kryerjes së veprave, ai kontaktoi ish-bashkëshorten për ta informuar se u kishte vënë flakën të dy objekteve. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të fqinjëve, zjarri në apartament u shua dhe u parandalua përhapja e tij në banesat e tjera.

Duke marrë parasysh karakterin e rëndë të veprës, shkallën e lartë të përgjegjësisë penale dhe rrezikun real të arratisjes, prokurori publik ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

You Might Also Like

E rrahu nënën, policia e arrestoi kumanovarin

Ndalohen dy shkupjanë, dyshohen për sulm seksual dhe përdhunimin e një 32-vjeçareje nga Serbia

I merret pasaporta dy përdhunuesve të gruas nga Serbia

Mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende të mprehta në Kumanovë

Shoferi agresiv kërcënon policët e trafikut në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 19-vjeçari me 171 km/h në aksin Shkup-Tetovë dhe 27-vjeçari me 173 km/h në Gostivar-Tetovë
Next Article BDI: Gjykata Kushtetuese – instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?