By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit
Maqedoni

BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit

admin
Last updated: 06/05/2025 09:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur në anën e Qeverisë, duke injoruar mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik.

Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë – nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike.

Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i shtetit duhet ta ketë – të jetë arbitër i drejtë i pozicioneve të ndryshme politike, me qëllim të bashkimit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër.

Në vend që të jetë bashkuese, ajo zgjodhi të jetë pjesë e polarizimit partiak.

Në vend që të jetë zë i detyrimit kushtetues për ndërtimin e kohezionit dhe konsensusit, Presidentja zgjodhi të bëhet zëdhënëse e dominimit njëetnik.

Kjo qasje kujton kohët e errëta kur majorizimi, i kamufluar pas “sistemeve të meritës” dhe “respektimit të ligjeve”, ishte mjet për shtypje sistematike të shqiptarëve.

Është e qartë se përderisa nuk sigurohen mekanizma shtesë kushtetues dhe politikë që do të garantojnë konsensualitetin në zgjedhjen dhe funksionimin e Presidentit, ky funksion do të vazhdojë të perceptohet si ekskluzivisht etnik – eiorientuar vetëm drejt nevojave të një komuniteti.

Nëse Siljanovska Davkova nuk e rishqyrton qëndrimin e saj, rrezikon të njihet vetëm nga një pjesë e popullsisë.

Populli shqiptar nuk do ta njohë funksionin e saj si të vetin, por si të huaj dhe joautentik për karakterin multietnik të shtetit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm
Next Article Dëshironi të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit? Duhet të paguani të paktën 50 milionë dollarë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?