By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dëshironi të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit? Duhet të paguani të paktën 50 milionë dollarë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Dëshironi të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit? Duhet të paguani të paktën 50 milionë dollarë!
Teknologji

Dëshironi të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit? Duhet të paguani të paktën 50 milionë dollarë!

admin
Last updated: 06/05/2025 09:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Investitorëve që shpresojnë të mbështesin startup-in e ri të Inteligjencës Artificiale të ish-drejtoreshës kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira Muratit, u kërkohet të “angazhojnë” një minimum prej 50 milionë dollarësh, sipas dy burimeve që kanë dijeni për marrëveshjen.

Kështu shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, Murati po mbledh rreth 2 miliardë dollarë kapital me një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh për Thinking Machines Lab

Dhe tani, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, burime të shumta thonë se “megarundi”, i udhëhequr nga Andreessen Horowitz, po i afrohet fazave të fundit të mbledhjes së fondeve.

Megjithatë, së paku deri më tani, një zëdhënës i Thinking Machines Lab nuk ka pranuar të komentonte.

Kështu, “raundi i investimeve” nuk është finalizuar dhe detajet mund të ndryshojnë.

Sidoqoftë, thekson BI, financimi pothuajse me siguri do të renditej si një nga raundet më të mëdha të investimeve fillestare në histori, të cilat zakonisht variojnë në shifra të ulëta deri në të mesme njëshifrore.

Kjo për faktin se një “çek prej 50 milionë dollarësh” është përtej mundësisë së shumicës së investitorëve tradicionalë fillestarë sepse do të përfaqësonte një përqindje të konsiderueshme, nëse jo të gjithë fondin e tyre.

Sipas BI, kërkesa minimale dhe vlerësimi i pasur pasqyrojnë entuziazmin e ethshëm të investitorëve për Inteligjencën Artificiale gjeneruese.

Murati kaloi më shumë se gjashtë vjet në OpenAI, ku punoi në zhvillimin e ChatGPT dhe iniciativave të tjera kërkimore të Inteligjencës Artificiale.

Ajo u emërua shkurtimisht CEO e përkohshme në nëntor 2023 pasi bordi i OpenAI shkarkoi papritur Sam Altman, një veprim që shkaktoi trazira brenda kompanisë. Pas rikthimit të Altman si CEO, Murati rifilloi rolin e saj si CTO.

You Might Also Like

Një formulë parashikoi fundin e botës për 13 nëntor 2026 – çfarë fshihet pas parashikimit?

Samsung mundëson incizimin e thirrjeve zanore në WhatsApp dhe Telegram me One UI 9.5

Apple përgatit prezantimin e tri modeleve të reja iPad, zbulohen procesorët dhe specifikat e mundshme

Motorola Edge 70 Neo, zbulohen specifikat kryesore të telefonit të ri

Apple thotë se do t’i zëvendësojë telefonat “iPhone Duo” që shfaqin probleme me ekranin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit
Next Article Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?