By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Chelsea e tall brutalisht Arsenalin me një postim të egër vetëm pak minuta pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Chelsea e tall brutalisht Arsenalin me një postim të egër vetëm pak minuta pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve
Sport

Chelsea e tall brutalisht Arsenalin me një postim të egër vetëm pak minuta pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve

admin
Last updated: 08/05/2025 10:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Klubi londinez, Chelsea i hodhi kripë plagëve të rivalit të tyre lokal, Arsenalit pasi “Topçinjtë” u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germain, të mërkurën mbrëma.

Arsenali hyri në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mbrëmshme me një gol disavantazh në total, pasi pësoi një humbje 1-0 ndaj PSG-së falë një goli të Ousmane Dembele javën e kaluar.

Gjithmonë do të ishte një detyrë e vështirë të përmbysej disavantazhi në një stadium të zhurmshëm si “Parc des Princes” të mërkurën, dhe shpresat e Arsenalit për një rezultat pozitiv u shuan shpejt kur Fabian Ruiz shënoi një gol të mrekullueshëm duke e mposhtur portierin David Raya në minutën e 27-të.

Pavarësisht se Raya, i ofroi skuadrës së Mikel Artetas një shkëndijë shprese duke pritur një penallti të Vitinhas në minutën e 69-të, vetëm tre minuta më vonë, Achraf Hakimi shënoi një gol të bukur duke dyfishuar epërsinë.

Bukayo Saka shënoi një gol ngushëllimi në fund të ndeshjes, por ishin kampionët francezë ata që kaluan në finalen e Mynihut më 31 maj dhe do të përballen me Interin në këtë ndeshje spektakolare.

Largimi i Arsenalit ia mbajti Chelseat pozicionin si i vetmi klub londinez që ka fituar një Ligë të Kampionëve – në sezonet 2011/12 dhe 2020/21 – dhe ata nxituan të postonin në rrjetet sociale pas ndeshjes së mbrëmshme.

“Nesër kthehemi në shtëpi. Synojmë të arrijmë në një finale evropiane për herë të tetë në historinë tonë”, shkroi Chelsea në postimin e tyre, si një referencë për ndeshjen e tyre të dytë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës kundër Djurgardens, e cila do të zhvillohet sot (e enjte) nga ora 21:00.

Por, disa tifozë mendojnë se ky postim ishte një tallje ndaj Arsenalit.

“Klubi im po tallet me Arsenalin”, “Koha e këtij postimi është djallëzore” dhe “Tallje e pajustifikuar, por unë e adhuroj”, ishin disa nga komentet e tifozëve.

Nëse Chelsea vazhdon ta fitojë këtë garë, ata do të bëhen skuadra e parë angleze që fiton të tre garat kryesore evropiane për klube, pasi më parë kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Skuadra e Enzo Marescas hyn në këtë ndeshje me një avantazh prej tre golash, pasi fitoi 4-1 në Suedi javën e kaluar. Ata do të përballen me fituesin e ndeshjes Fiorentina-Real Betis, ku spanjollët kanë avantazh 2-1 nga ndeshje e parë.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fshiu këpucët me flamurin e BE-së dhe pastaj e dogji, i hiqet imuniteti eurodeputetit polak
Next Article NJË PUTHJE E VJEDHUR

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?