By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm
Showbizz

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm

admin
Last updated: 08/05/2025 14:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlllin, të cilin Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.

Verdikti i Gjykatës së Apelit vjen pas pranimit të ankesës së bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Fierit, e duke shpallur të pafajshëm.

I pafajshëm u shpall gjithashtu edhe Fatmir Avdurramani, personi, për të cilin u pretendua që Luiz Ejlli ia hartoi deklaratën noteriale.

“Trupi gjykues i kthyer nga dhoma e këshillimit, në mungesë të prokurorit në shpalljen e vendimit, shpall vendimin me dispozitivin e mëposhtëm: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Lënien në fuqi të vendimit për pjesën e materialeve të sekuestruara. U shpall sot në Tiranë, më 08.05.2025, ora 12:24:32”, thuhet në vendimin e Apelit, raporton A2CNN.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, pasi u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.

Referuar dosjes hetimore, A2 CNN shkruan se Luiz Ejlli, në vitin 2015 kur ende posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka falsifikuar një deklaratë noteriale që është përdorur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës për te justifikuar pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme.

You Might Also Like

Celine Dion befason fansat në Paris, performon spontanisht para hotelit

Festivali i Filmit në Venecia do të hapet me çmimin për arritje jetësore të George Clooney-t

Jaime Pressly nxirret nga një hotel në Kaliforni pas një incidenti të dyshuar

Doja Cat thyen heshtjen për “demonët” dhe varësinë: Nuk jam e pathyeshme

Ylli i Dolly Parton në Walk of Fame dëmtohet disa ditë pas vdekjes së saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump konfirmon marrëveshjen tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së
Next Article Zanetti: Pa dyshim, Lautaro Martinez ka shanse për të fituar Topin e Artë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?