By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump konfirmon marrëveshjen tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump konfirmon marrëveshjen tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së
Bota

Trump konfirmon marrëveshjen tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së

admin
Last updated: 08/05/2025 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një marrëveshje tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

Sipas Trump, marrëveshja është një “marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse”, shkruajnë mediat britanike.

Ai shkroi në faqen e tij të mediave sociale Truth Social: “Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse që do të çimentojë marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite që do të vijnë”.

“Për shkak të historisë sonë të gjatë dhe besnikërisë së përbashkët, është një nder i madh që Mbretëria e Bashkuar është njoftimi ynë i PARË”, ka shkruar më tej Trump.

Sipas tij, “shumë marrëveshje të tjera, të cilat janë në faza serioze negociatash, do të pasojnë!”.

Ndërkohë Downing Street ka thënë se kryeministri britanik Keir Starmer do të bëjë një deklaratë mbi bisedimet tregtare me SHBA-në të enjten.

Sipas mediave britanike, marrëveshja ka të ngjarë të përqendrohet në uljen e tarifave amerikane për produkte specifike, të tilla si çeliku, alumini dhe makinat britanike.

Kujtojmë se Trump tha të mërkurën se po përgatitej të njoftonte “një marrëveshje të madhe tregtare me përfaqësuesit e një vendi të madh dhe shumë të respektuar”.

Në një postim në Truth Social, ai premtoi se do të ishte “e para nga shumë të tjera”.

Nuk është e qartë nëse do të nevojiten bisedime të mëtejshme ose nëse ndonjë ulje e tarifave do të jetë e përkohshme apo e përhershme.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha i lirë të udhëtojë drejt SHBA? Reagon PD: Përshëndesim qëndrimin, e drejta vonoi por u vendos në vend
Next Article U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?