By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madridi ofron 120 milionë euro për dyshen e Arsenalit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madridi ofron 120 milionë euro për dyshen e Arsenalit
Sport

Real Madridi ofron 120 milionë euro për dyshen e Arsenalit

admin
Last updated: 13/05/2025 10:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi është duke planifikuar një goditje të madhe në merkato, me synimin për të transferuar dyshen e Arsenalit, William Saliba dhe Myles Lewis-Skelly.

Sipas raportimeve nga Fichajes, presidenti Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë rreth 120 milionë euro për të sjellë të dy lojtarët në “Santiago Bernabeu”.

William Saliba konsiderohet si objektivi kryesor. Mbrojtësi francez ka pasur një sezon të shkëlqyer me Arsenalin dhe shihet si zgjidhja ideale për të përforcuar mbrojtjen e Realit, e cila ka vuajtur nga dëmtimet e Eder Militaos dhe Antonio Rudiger.

Ndërkohë, Myles Lewis-Skelly është gjithashtu në radarin e Los Blancos. 18-vjeçari ka spikatur me paraqitjet e tij te Arsenali dhe është vlerësuar për fleksibilitetin në fushë, duke luajtur si anësor apo edhe si mesfushor sulmues.

Real Madridi e sheh Skellyn si një investim afatgjatë dhe pjesë të një strategjie të re për të siguruar talente premtuese që mund të shndërrohen në yje në të ardhmen.

Të dy lojtarët kanë kontrata të vlefshme me Arsenalin, çka e bën transferimin e tyre kompleks, por jo të pamundur. Klubi londinez do të kërkojë një shumë të konsiderueshme për t’i lënë të lirë.

Megjithatë, drejtuesit e Realit besohet se janë duke punuar në prapaskenë për të ndërtuar një ofertë që do ta bindë Arsenalin ta shqyrtojë propozimin.

Florentino Perez e konsideron këtë si një lëvizje strategjike për të forcuar skuadrën me cilësi dhe rini, duke siguruar konkurrencë të qëndrueshme në të ardhmen.

You Might Also Like

Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, belgu: Jam 100 për qind gati

Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi

“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samsung lanson “telefonin inteligjent më të hollë” – për të qenë në garë me rivalin Apple
Next Article Rizvanolli njofton se kanë mbyllur kompaninë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?