By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski për vizitën e nesërme të Koshtës: Do t’i transmetojnë qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski për vizitën e nesërme të Koshtës: Do t’i transmetojnë qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese
Maqedoni

Mickoski për vizitën e nesërme të Koshtës: Do t’i transmetojnë qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese

admin
Last updated: 14/05/2025 13:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski, lidhur me vizitën e nesërme në Shkup të kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, tha se do të transmetohen qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimet tona janë të qarta lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe këtu nuk ka ndryshim, pasi nga pala tjetër ne nuk shohim të paktën deri në këtë moment çfarëdo sinjali se ka ndryshim në sjelljen, respektivisht nga ana e fqiut tonë lindor. Mua më vjen keq që është kjo ashtu dhe shpresoj se në periudhën që vijon, më shumë do të flasim për zgjidhje se sa për probleme”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cilat janë pritjet nga vizita dhe çfarë porosi do të dërgohen.

Mickoski tha edhe se me ftesë të Koshtës, do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi për në Tiranë, ku kryetari i Këshillit të BE-së do të organizojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa të premten do të kenë takim me komunitetin politik evropian në Tiranë.

Ambasadori polak në vend, Mariush Brimora, vendi i të cili është kryesues aktual me BE-në, në intervistë për MIA-n, tha se vizita e kryetarit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Koshta në Shkup, është edhe një sinjal për prioritetet e BE-së dhe se fakti që e viziton Ballkanin Perëndimor, që vjen për vizitë në Shkup, është dëshmi se janë të gatshëm për zgjerim.

“Nga perspektiva ime, mund të përmend gjithashtu se kryeministri ynë Donald Tusk do të vizitojë Shkupin në muajt e ardhshëm dhe ky do të jetë një tjetër sinjal se ne kujdesemi për Maqedoninë e Veriut, se e mbështesim vendin, se Presidenca, Këshilli i BE-së mbështesin procesin e hapjes së negociatave dhe kjo është shenjë e fortë se do të presim një përgjigje nga Maqedonia e Veriut”, theksoi ambasadori Brimora për MIA-n.

Vizita e Koshtës në Shkup është pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit ai më parë vizitoi Beogradin dhe Sarajevën.

Qëllimi i vizitës së Koshtës në rajon është të konfirmojë angazhimin e BE-së ndaj rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.

“Përforcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është prioritet kyç politik për BE-në dhe për mua personalisht”, tha Koshta në prag të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se e viziton rajonin për të folur me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët “përballen me sfida të vazhdueshme” dhe për të treguar se BE-ja është e gatshme t’i ndihmojë ata.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshje ndërqeveritare, është çështje ditësh
Next Article Komunat urbane janë betonizuar tërësisht, asnjëra nuk e plotëson standardin për hapësirë të gjelbër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?