By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshje ndërqeveritare, është çështje ditësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshje ndërqeveritare, është çështje ditësh
Maqedoni

Shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshje ndërqeveritare, është çështje ditësh

admin
Last updated: 14/05/2025 13:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski lidhje me atë se çfarë parashikon Plani për bum infrastrukturor që u paralajmërua në “Maqedonia 2025” tha se do të jetë një bum infrastrukturor.

“Do të modernizohet dhe rindërtohet Korridori 10, hekurudha nga Tabanoci deri në Gjevgjeli. Pasi e gjithë kjo të përfundojë, qytetarët do të udhëtojnë dhe do të mund të përdorin transportin hekurudhor me shpejtësi mesatare prej 160 kilometra në orë”, ka thënë ai.

Sa për trenat e mallrave, mendoj se një i tillë po kalon tani, ata do të mund, në vend të shpejtësisë prej 10 deri në 15 kilometra në orë në segmente të caktuara, të lëvizin me shpejtësi mesatare prej 110 kilometra në orë. Kjo do të thotë të paktën katër herë më shumë se mesatarja aktuale.

“Me këtë, presim jo vetëm rritje të shpejtësisë së transportit të mallrave që do të tranzitojnë përmes vendit tonë, por edhe rritje të interesit për më shumë kompozime trenash, që për shkak të transitit më të shpejtë, do të rriten në numër. Pres që ky numër të rritet të paktën dhjetë herë – dy herë për shkak të interesit dhe katër deri në pesë herë për shkak të shpejtësisë. Kështu që në vlerë neto kjo do të jetë të paktën dhjetë herë më shumë se ç ‘është sot. Dhe qëllimi përfundimtar është që Hekurudhat e Maqedonisë të arrijnë të ardhura vjetore nga veprimtaria bazë prej 100 deri në 120 milionë euro. Kjo është për pjesën e transportit hekurudhor”, ka thënë Mickoski.

Gjithashtu, shtoi ai, investojmë në shëndetësi, gjë që tashmë e ka paralajmëruar. Po vazhdojmë me ndërtimin e Spitalit klinik në Shtip. Ndërtesa për Fakultetin e Mjekësisë, konvikti studentor, spitali në Kërçovë, rindërtimi i Spitalit Klinik në Tetovë – investime në vlerë prej rreth 190 deri në 200 milionë euro, ose në total së bashku me rindërtimin e korridorit do ta tejkalojë shifrën prej dy miliardë euro, tha ai.

“Dhe më tej vazhdojmë të kërkojmë partner për ndërtimin e projekteve strategjike. Në fushën e energjetikës fokusi kryesor është projekti Çebren-Galishtë. Para mbledhjes së Komitetit ekzekutiv pata një takim me ministren dje, diskutuam për strategjinë, qasjen dhe mënyrën se si do ta udhëheqim më tej këtë projekt. Dhe jam i bindur që këtë herë po analizojmë, që shteti do të ketë mundësi të arrijë një marrëveshje ndryshe nga ajo që ishte në të kaluarën”, ka thënë Mickoski.

Në lidhje me rindërtimin e Korridorit 10 nëse është pjesë e Planit për rritje, si një kusht që duhet të përmbushet deri më 1 qershor, për të tërhequr 250 milionë euro nga Bashkimi Evropian apo është investimi i paralajmëruar për trasenë e re ai shton.

“Është pjesë e Planit për rritje, por gjithashtu edhe pjesë e investimit të paralajmëruar që do ta nënshkruajmë mbi bazë të një marrëveshje Qeveri me Qeveri. Shumë shpejt, nuk bëhet më fjalë për javë, por për ditë – opinioni vendos do ta kuptojë saktësisht për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Donacion i pajisjeve mjekësore në Spitalin Gjinekologjik në Çair
Next Article Mickoski për vizitën e nesërme të Koshtës: Do t’i transmetojnë qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?