By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fatmir Limaj e ka në ‘dorë’ Qeverinë Kurti 3 – Cili është ‘kryekushti’ i Limajt e cila është frika e VV-së?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fatmir Limaj e ka në ‘dorë’ Qeverinë Kurti 3 – Cili është ‘kryekushti’ i Limajt e cila është frika e VV-së?
Maqedoni

Fatmir Limaj e ka në ‘dorë’ Qeverinë Kurti 3 – Cili është ‘kryekushti’ i Limajt e cila është frika e VV-së?

admin
Last updated: 14/05/2025 15:03
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos jetë i konstituar.Konstituimi i tij ka dështuar për 15 herë, derisa seanca e parë nisi më 15 prill.
Seancat dështuan njëra pas tjetrës, duke u mbajtur çdo 48 orë, duke krijuar ngërç në Kuvend.Albulena Haxhiu është kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka arritur t’i marrë votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Partitë ish opozitare, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk e mbështesin Haxhiun për kryeparlamentare, pasi e shohin si figurë përçarëse. Nga LDK kanë thënë se nuk e votojnë asnjë kandidat të Vetëvendosjes, ndërsa PDK e AAK ka bërë thirrje që të ndërrohet kandidati.Ndonëse deri tani nuk ka arritur t’i marrë 61 vota, duket se Lëvizja Vetëvendosje është afër që t’i ketë numrat.

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic, sipas të cilave kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bindur dhe komunitetin joshumicë që ta përkrahin, ndërsa që çështja ka ngecur te Nisma Socialdemokrate.Sipas burimeve të Gazeta Blic, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili i siguron Vetëvendosjes 3 vota, ka kërkuar postin e kryeparlamentarit.
E, pikërisht këtë kërkesë po refuzon ta pranojë Kurti, që këtë post t’ia kalojë Nismës, ku me 3 deputetët e saj do t’i bënte 62 vota.“Kurti deri më tani i ka siguruar 59 vota. Çështja ka ngecur te Nisma e Fatmir Limajt. Limaj si kusht për të bërë koalicion me VV-në e ka postin e kryetarit të Kuvendit. Nëse Kurti pajtohet që postin e kryetarit të Kuvendit t’ia japë Limajt, atëherë ai mund ta formojë Qeverinë, ngase do t’i merrte 62 vota”, thonë burimet e Gazeta Blic.
Sipas këtyre burimeve, Kurti aktualisht ende nuk është i gatshëm këtë post t’ia jap Limajt. Dhe kjo për dy arsye.“E para, ka frikë se nëse eventualisht dështon Kurti ta formojë Qeverinë, Limaj mund të kalojë në kampin ‘opozitar’. Pra, ta formojë Qeverinë me PDK, LDK e AAK. Dhe arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se nëse evntualishr formohet qeveria nga PDK, LDK, AAK e Nisma, atëherë këto parti mund ta propozonte sërish Vjosa Osmanin për presidente, duke e vendosur VV-në e Albin Kurtit para aktit të kryer. Kjo për arsye se Kurti vetë e kishte ndihmuar Vjosa Osmanin të vinte si presidente, dhe ta refuzonte tani pa ndonjë arsye, do ta vendoste Vetëvendosjen në pozitë të palakmueshme”, thonë burimet e Gazeta Blic.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në asnjërën nga 15 seancat e mbajtura në Kuvend.Ai ka zgjedhur të heshtë, derisa numrat nuk i ka pasur.
Ndërsa, nga partia e tij vazhdimisht kanë akuzuar partitë tjera të ish opozitës për mos votim të Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.“Opozita të reflektojë” është fjalia që më së shumti është përdorur nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votimin në Kuvend.
“Kjo bllokadë është a pakuptimtë dhe paradoksale. Deputetët duhet të votojnë pro ose kundër dhe jo të mos votojnë fare”, ka qenë një nga deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës, deputete e VV-së para mediave.Ndërsa, deputeti Hekuran Murati, ka thënë se nuk do të ndryshohet Albulena Haxhiu si kandidate për kryeparlamentare.
“Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, ka thënë Murati.Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha theksuar se partia e tij nuk do ta votojë asnjëherë Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për shkak se “ajo është simbol i dështimit të Qeverisë në mandatin e kaluar katërvjeçar”.
“Albulena Haxhiu nuk kalon dhe pikë”, ka deklaruar Krasniqi.Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se as VV e as partitë ish opozitare nuk i kanë votat.

“Situata politike në Kosovë nuk ka alternativë tjetër, për arsyen e thjeshtë, as LVV s’i ka votat dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezencë në takimin e thirrur nga presidentja. Nëse janë kundër propozimit tonë, po besoj që janë ata qe duhet të lëvizin. LVV i ka edhe 13 parti që s’iu ka bërë ofertë si LDK-së”, ka deklaruar Bajrami.Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se LVV ka një tendencë që të bëjë një cirk Kuvendin e Kosovës dhe se Kuvendi po mbahet peng i një emri, i cili nuk i ka votat e nevojshme.

“Kosova po mbahet peng për një kandidat, AAK-ja ka dashtë të bëjë zgjidhje i ka propozuar dy emra, të cilët vet LVV nuk i ka pranuar. Ata janë lidhur me një emër që është emri i Albulena Haxhiut, e cila tentohet disa herë dhe nuk merr votat e mjaftueshme, ishte dashtë të tërhiqet dhe t’i jepet rrugë ndonjë kandidati që do të mund të merrte votat e deputetëve qoftë të PDK-së, LDK-së dhe AAK. Tash Kosova duhet të mbetet peng e Albulena Haxhiut”, ka thënë Kadrijaj.E, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që nga përfundim i zgjedhjeve ka thënë se për tema nacionale duhet të dialogohet.

“Për tema nacionale gjithmonë duhet të dialogohet. Njerëzit duhet të takohen, të bashkëbisedojnë, të pajtohen ose jo. Unë jam për një politikë racionale nga e cila përfiton qytetari i Kosovës. Jo politika reaguese me mllef e motive tjera”, ka deklaruar Limaj.Në anën tjetër, deputetët e AAK-së të mbështetur edhe nga deputetë të PDK-së e LDK-së e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e votimit të fshehtë përmes së cilës Lëvizja Vetëvendosje po do që ta votojë kryetarin e Kuvendit, mënyrë kjo e votimit e ndryshuar pas disa dështimesh të Haxhiut për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Kjo pasi sipas VV-së, ka deputetë të partive që me votim të fshehtë do ta votojnë Haxhiun.Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila e dërgoi kërkesën në Kushtetuese, i bëri thirrje Gjykatës që të vendosë “një pezullim të përkohshëm, një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Kujtojmë që kreu i VV-së, Albin Kurti, i ka bërë ftesë për koalicion LDK-së, derisa kjo e fundit e ka refuzuar bashkëpunimin dhe ka propozuar qeveri të tranizicionit.Ky propozim është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa nga kjo parti kanë thënë se ajo nënkupton kthim në kohën e UNMIK-ut.

Mbetet të shihet se si do të vazhdohet tutje për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend.Në anën tjetër, nesër krerët e partive do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, lidhur me situatën e krijuar në Kuvend. Derisa partitë kanë deklaruar se nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre, mbetet për t’u parë nëse takimi do të sjell rezultat.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shefi i NATO-s, Rutte thekson rolin e Turqisë në bisedimet e paqes në Stamboll
Next Article Costa në Mal të Zi: Do të ishte mirë t’i bashkoheshit BE-së edhe para vitit 2028

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?