By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Energjetikës: Me ligjin për energjetikë vendosen themelet e politikës së re energjetike të vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Energjetikës: Me ligjin për energjetikë vendosen themelet e politikës së re energjetike të vendit
Maqedoni

Ministria e Energjetikës: Me ligjin për energjetikë vendosen themelet e politikës së re energjetike të vendit

admin
Last updated: 14/05/2025 17:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Ministria e Energjetikës përshëndeti sot pasdite miratimin e Ligjit për Energjetikë nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.

Nga Ministria kompetente theksojnë se është miratuar ligji sistematik, gjtihëpërfshirës dhe reformues me të cilin vendosen themelet e politikës së re energjetike të vendit.

“Me këtë, Maqedonia më në fund merr një kuadër ligjor të qartë, modern dhe në përputhje me standardet evropiane për zhvillimin e energjetikës”, thonë nga Ministria.

Ata shtojnë se Ligji u përgatit në një proces të gjerë dhe gjithëpërfshirës që përfshinte institucione, ekspertë, sektorin e biznesit, operatorët, rregullatorin dhe palë të tjera të interesuara.

“Përmes 61 amendamenteve në një procedurë të rregullt legjislative, u arrit një zgjidhje që përmirëson cilësinë, saktësinë dhe zbatueshmërinë e ligjit. Ligji i ri i Energjetikës është në përputhje me axhendën e reformës për Ballkanin Perëndimor dhe direktivat evropiane dhe përmban disa shtylla kryesore: një rritje të ndjeshme të pjesës së burimeve të rinovueshme në konsumin përfundimtar, efikasitet më të madh të energjisë dhe ulje të humbjeve, një treg të hapur energjie në të cilin qytetarët bëhen aktorë aktivë – prodhues, shitës, anëtarë të komuniteteve të energjisë. Vëmendje e veçantë i kushtohet drejtësisë sociale – zgjidhjet ligjore përfshijnë mbrojtjen e kategorive të rrezikuara, mbështetjen për varfërinë energjetike dhe aksesin e drejtë në energji për të gjithë”, thonë nga Ministrisë së Energjetikës.

Ligji, sipas Ministrisë, ofron një kuadër të qëndrueshëm, transparent dhe të parashikueshëm për investitorët vendas dhe të huaj dhe forcon kapacitetet e rregullatorit dhe operatorëve, duke krijuar kushte për integrim më të madh me rrjetet rajonale dhe evropiane të energjisë.

“Energjia nuk është vetëm motori i ekonomisë, është bazë për një jetë më cilësore, me këtë ligj hapim derën për një Maqedoni sovrane energjetike, të gjelbër dhe evropiane”, thekson ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska.

Nga Ministria njoftojnë se do të vazhdohet me implementimin e ligjit me fokus të rezultateve që drejtpërdrejtë do të ndjehen nga ana e qytetarëve dhe ekonomisë.

Ligji u votua pasdite në kuadër të seancës së 48-të plenare me 62 vota “pro”.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sabri Aziri kundër Taravarit: Ejani me mua ta udhëheqim Aleancën në drejtimin për të cilin votuesit na dhanë mandatin
Next Article Osmani e pret në takim presidentin e Këshillit Evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?