By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup

admin
Last updated: 14/05/2025 17:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup, kështu u konstatua në takimin e sotëm të punës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski me Umer Al-Katib, udhëheqës i Departamentit të Dimensionit Njerëzor në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, është biseduar për aktivitetet e ardhshme të cilat dy insitutcionet së bashku do t’i zbatojnë në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe përfundimit të një Memorandumi të ri për Mirëkuptim.

Ndër prioritetet që Kostadinovski theksoi është promovimi i transparencës përmes disa aktiviteteve, pasi më parë shqyrtoi opinionin publik dhe besimin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese theksoi rëndësinë e zbatimit të trajnimeve profesionale për këshilltarët dhe informoi për nevojën për të investuar në kapacitetet e burimeve njerëzore të Gjykatës me qëllimin përfundimtar të sigurohet një shërbim më efikas dhe rritje e cilësisë së performancës në punë.

Në takim u diskutua për organizimin e konferencave ndërkombëtare, në të cilat do të shkëmbehen përvoja krahasuese nga vendet e tjera, për tema të rëndësishme për gjyqësorin kushtetues dhe promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Në vitet e fundit, Misioni i OSBE-së në Shkup, i udhëhequr nga Ambasadori Kilian Ual, ka dhënë mbështetje të konsiderueshme për Gjykatën Kushtetuese në organizimin e Konferencës Ndërkombëtare me rastin e “60 Vjetorit të Gjykatës Kushtetuese”, promovimin dhe botimin e Monografsë, si dhe forcimin e kapaciteteve të Gjykatës përmes trajnimit të përshtatshëm për këshilltarët”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lafçiski: Mbështesim përpjekjet e NATO-s për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme
Next Article Remzi Bajrami zgjidhet kryetar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?