By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ancelotti flet për titullin në La Liga: Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë do të ndodhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ancelotti flet për titullin në La Liga: Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë do të ndodhë
Sport

Ancelotti flet për titullin në La Liga: Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë do të ndodhë

admin
Last updated: 15/05/2025 08:19
By admin 2 Min Read
Share
MADRID, SPAIN - MAY 14: Carlo Ancelotti, Head Coach of Real Madrid, reacts during the LaLiga match between Real Madrid CF and RCD Mallorca at Estadio Santiago Bernabeu on May 14, 2025 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
SHARE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u shpreh optimist për mundësinë e fitimit të La Ligës, pavarësisht se skuadra e tij ndodhet në një situatë të vështirë.

Real Madridi fitoi me shumë mund ndaj Mallorcas 2-1, duke i shtyrë Barcelonës titullin e kampionit në La Liga, pasi nëse do të barazonin atëherë katalunasit do të shpalleshin zyrtarisht kampionë.

“Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim çfarë ndodh,” tha ai pas ndeshjes.

Ancelotti theksoi se synimi kryesor ishte të shmangnin humbjen e pikëve dhe të mos ia dorëzonin titullin Barcelonës pa luajtur, derisa shtoi se çdo gjë mund të ndodhë në futboll.

“Ne nuk donim t’ua jepnim La Ligën sot. Ata duhet të luajnë të enjten”, deklaroi italiani.

Trajneri i “Los Blancos” tregoi sportivitet, duke thënë: “Nëse fitojnë, do t’i përgëzojmë. Nëse jo, do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha trajneri italian.

Real Madridi ishte vetëm 10 sekonda larg nga humbja e titullit, derisa Jacobo Ramon shënoi golin vendimtar për fitoren 2-1.

Ky rezultat i dha një frymëmarrje të shkurtër madrilenëve, por titulli mbetet shumë pranë Barcelonës me katalunasit që kanë nevojë vetëm për dy pikë nga tre ndeshjet e mbetura për të siguruar matematikisht titullin e kampionit.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Next Article Tom Cruise mahnit Kanën me premierën e “Mission: Impossible – The Final Reckoning”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?