By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Çair fillon realizimi i mega-projektit në vlerë prej afro 1.5 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Çair fillon realizimi i mega-projektit në vlerë prej afro 1.5 milionë euro
Maqedoni

Në Çair fillon realizimi i mega-projektit në vlerë prej afro 1.5 milionë euro

admin
Last updated: 15/05/2025 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon, komuna e Çairit, në  vlerë prej 88 milionë denarë grant qeveritar.

Mexhiti, para banorëve të pranishëm theksoi se me realizimin e këtij mega-projekti në  vlerë prej afro 1.5 milionë euro, do të realizohet rekonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit atmosferik në rrugët 15 dhe 17, një projekt që do të lidhë 16 rrugë në lagjen Dizhon me ujësjellës të ri dhe kanalizim.

“Vetëm me këtë thirrje vitin e kaluar, Çairi mori gati 3 milionë euro nga Qeveria, ndërsa në fillim të këtij viti u morën mbi 8 milionë euro në projekte, që do të thotë se në 10 muaj qeverisje, kemi ndarë mbi 11 milionë euro në grante për Komunën e Çairit, nga 0 denarë të dhënë nga Qeveria e mëparshme në vitin 2022, 2023 dhe gjysmën e parë të vitit 2024, deri në rënien e Qeverisë së korruptuar me zyrtarë në listën e zezë amerikane”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

Mexhiti theksoi se Qeveria po investon në të gjitha komunat dhe i përfundon punë që duhej të ishin përfunduar shumë më herët, dhe mori si shembull komunën e Çairit, për të cilën, sipas tij, kishte një bllokadë 3-vjeçare.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, shprehu falënderimin ndaj Qeverisë dhe zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për mbështetjen në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Komunës së Çairit.

Ky projekt është pjesë e nënprogramit AA për projekte infrastrukturore në komuna për vitin 2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me 100% fonde granti nga Qeveria.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski në Antali: Nënvizohet kontributi i shtetit si aleat stabil dhe konstruktiv të NATO-s
Next Article Nata e fjalës artistike dhe shpirtit studentor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?