By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Manipulim masiv me votën e diasporës, DHL shkeli kontratën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Manipulim masiv me votën e diasporës, DHL shkeli kontratën
Shqipëri

Berisha: Manipulim masiv me votën e diasporës, DHL shkeli kontratën

admin
Last updated: 21/05/2025 14:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kompania postare ndërkombëtare DHL ka shkelur kontratën që kishte me KQZ-në për votën e diasporës dhe se nënkontraktori i saj bashkëpunoi ngushtë me Partinë Socialiste.

“Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës”, tha Berisha në një konferencë për mediet.

Sipas tij, “kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur”.

“Ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, por ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër”, theksoi Berisha.

Berisha shtoi se, “për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me PS-në. Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej”.

“DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli”, tha më tej Berisha.

Berisha gjithashtu u shpreh se “e implikuar është edhe Posta Shqiptare”.

“Dora e zezë e Postës Shqiptare, është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet dhe nuk do pranohet”, tha Berisha.

Ai solli edhe disa shembuj. “Në Lezhë vota të numëruara janë 12.290, kurse të dërguara janë 11.872. Kjo sepse ata që kanë plotësuar zarfet, ata nuk kanë pasur të ndalur, kanë tejkaluar edhe këtë të dhënë.

Këtu në Dibër, nga 7 733 zarfe të numëruar, janë dërguar vetëm 7547 zarfe në total. Edhe këtu janë shtuar 200 zarfe për të ndihmuar partinë. Në Durrës janë shtuar 560 zarfe më shumë.

Në Fier, 27.191 zarfe janë numëruar, në fakt kanë qenë gjithsej 26.212, pra pothuajse 1 mijë zarfe më shumë. Në Kukës, 3003 zarfe, kanë gjithsej 2917 në total. Në Shkodër, janë numëruar 13.959 zarfe, kanë qenë gjithsej 13.533 zarfe në total. Në Tiranë, janë numëruar 43.773 zarfe nga 42.400 në total, pra 1300 më shumë”, tha Berisha.

“E shihni pra që nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur, në postë, në magazinë apo kudo”, tha ai.

Berisha shtoi se “nesër do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti”.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Fillon rikonstruksioni i Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë
Next Article Kryeprokurori i Barit vlerëson SPAK: Autoritetet shqiptare në gjendje të luftojnë krimin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?