By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: TS: Takohen Ahmeti dhe Sela – takim i qetë që përfundon me buzëqeshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > TS: Takohen Ahmeti dhe Sela – takim i qetë që përfundon me buzëqeshje
Maqedoni

TS: Takohen Ahmeti dhe Sela – takim i qetë që përfundon me buzëqeshje

admin
Last updated: 23/05/2025 12:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Mbrëmë, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Reçicë, është zhvilluar një takim mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela.

Sipas burimeve të portalit TS, temë e diskutimeve kanë qenë zhvillimet aktuale politike në vend. Takimi thuhet të ketë përfunduar në një atmosferë pozitive, me buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh.

Nga BDI për TS kanë konfirmuar zhvillimin e takimit, pa dhënë detaje të tjera. “Po, ka pasur takim,” u shprehën shkurt për portalin TS.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të realizohet edhe një takim mes Ali Ahmetit dhe Arben Taravarit, ku pritet të diskutohet situata e krijuar pas largimit të ASH-së nga qeveria.

Në opinionin publik vazhdon të përflitet se koalicioni VLEN i ka bërë një ofertë ASH-së së udhëhequr nga Sela, duke i propozuar postin e kryetarit të Kuvendit – gjë që thuhet se ka shkaktuar pakënaqësi tek Afrim Gashi.

Ende mbetet e paqartë nëse Ziadin Sela do të rreshtohet me një qeveri të cilës i atribuohet diskriminim ndaj shqiptarëve, apo do të zgjedhë të qëndrojë në opozitë për të vazhduar misionin e tij në mbrojtje të vullnetit shqiptar.

Këto zhvillime po ndodhin në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ku pritet që përballja kryesore të jetë mes Frontit Europian dhe koalicionit VLEN.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dorëhiqen nga detyra dy zv.drejtorë të Taravarit
Next Article Pastrohen hapësirat publike në Çair, Ganiu: Kujdesemi për qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?