By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 140 milionë euro barrë mbi komunat, Ibrahimi: Moszbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses do të sjellë pasoja katastrofale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 140 milionë euro barrë mbi komunat, Ibrahimi: Moszbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses do të sjellë pasoja katastrofale
Maqedoni

140 milionë euro barrë mbi komunat, Ibrahimi: Moszbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses do të sjellë pasoja katastrofale

admin
Last updated: 03/06/2025 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komunat e Kosovës po përballen me rreziqe të mëdha financiare si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nr. KO79/23 nga Kuvendi i Kosovës.

Ky aktgjykim shpalli jokushtetues nenin 6, paragrafi 6 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i cili përcaktonte një normë të papranueshme për punonjësit civilë.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se megjithëse Gjykata Kushtetuese kërkoi ndryshimin e këtij neni deri më 1 gusht 2024, Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për ta ndryshuar atë.
Ai tha se si pasojë, disa komuna kanë filluar të pranojnë vendime gjyqësore që i obligojnë për kompensime bazuar në një dispozitë tashmë të rrëzuar si jokushtetuese.

“Ky dëm buxhetor vjen përveç një barrë tjetër të rëndë financiare që tashmë rëndon mbi komunat për shkak të zbatimit të vendimeve që burojnë nga kontrata kolektive në sektorin publik, me një kosto të vlerësuar mbi 140 milionë euro në komunat tona”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi shtoi se nëse vazhdon kjo qasje e papërgjegjshme nga institucionet qendrore, komunat rrezikojnë të përballen me pasoja të dyfishta.

“Nga njëra anë, me implikime financiare të paarsyeshme nga një dispozitë ligjore jokushtetuese për të cilën ato nuk kanë asnjë përgjegjësi; dhe nga ana tjetër, me barrën akumulative të detyrimeve nga kontratat kolektive që po përthithin një pjesë të konsiderueshme të buxheteve lokale. Ky zhvillim mund të ndikojë direkt në aftësinë e komunave për të realizuar investimet kapitale, për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin buxhetor”,u shpreh kryetari i AKK-së.

Për të shmangur këto pasoja, Ibrahimi tha se është e domosdoshme që të ndërmerren qëndrime institucionale të unifikuara kundër këtij diskriminimi financiar dhe të kërkohet me forcë që përgjegjësitë të mbeten aty ku ligjërisht dhe kushtetueshëm u takojnë, pra në nivelin qendror.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article XChat po vjen, mesazhe që zhduken dhe opsione tjera
Next Article Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, katër të arrestuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?