By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, katër të arrestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, katër të arrestuar
Kronika

Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, katër të arrestuar

admin
Last updated: 03/06/2025 12:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me precedentë të mëparshëm penalë ndërsa sipas policisë, grupi vepronte në disa qytete të vendit si Fier, Lushnjë, Durrës si dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.

“Nga hetimet rezulton se përveç trafikimit të armëve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit”, njoftoi policia.
“Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar trafikimi i armëve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Janë kryer në datë 2 qershor 13 kontrolle në banesa, magazina, sipërfaqe toke, ku janë gjetur prova, theksoi drejtuesi i prokurorisë.

U sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

You Might Also Like

E rrahu nënën, policia e arrestoi kumanovarin

Ndalohen dy shkupjanë, dyshohen për sulm seksual dhe përdhunimin e një 32-vjeçareje nga Serbia

I merret pasaporta dy përdhunuesve të gruas nga Serbia

Mbesa e sulmoi fizikisht gjyshen me sende të mprehta në Kumanovë

Shoferi agresiv kërcënon policët e trafikut në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 140 milionë euro barrë mbi komunat, Ibrahimi: Moszbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses do të sjellë pasoja katastrofale
Next Article Tejkaloi shpejtësinë e lejuar me 7 km/h, producentit të Top Gear i ndalohet ngasja e veturës për gjashtë muaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?